Dark Mode Light Mode

Jo-shqiptarët e planit aksional në Preshevë do të vendosen në këtë lokacion

Plani aksional, apo siç po vlerësohet kohët e fundit, madje edhe nga liderët shqiptarë gjithëandej si “kolonizimi” i Preshevës, sipas informacioneve të Agjencisë së Lajmeve “Presheva Jonë” ende të pa konfirmuara do të realizohet në lokacionin mes fshatit Miratoc dhe Cakanoc, diku afër fushës së futbollit të fshatit Miratoc.

Do të jetë ky një projekt sigurishtë i dëmshëm për Preshevën, por edhe për fshatinë Miratoc në veqanti, pasi që tek Agjencia e Lajmeve “Presheva Jonë” , nga fshatarët e Miratocës kanë ardhur ankesa të mëdha duke paralajmëruar edhe protesta parandaluese, pasi që sipas tyre, janë fshatarët e këtij fshati të cilët prej shekullit XVIII deri sot, tokat e tyre janë detyruar ti blejnë madje deri në tri herë, pasi që disa herë ka ndodhur që në mënyrë të dhunshme tu merren tokat.

Së fundi, për planin aksional, ose kolonizimin e Preshevës ka folur edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Dr. Sali Berisha, i cili apeloi të parandalohet kjo punë e cila dëmton fuqishëm substancën shqiptare në komunën e Preshevës.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 12 =

Previous Post

Arifi në gazetën serbe Politika: Janë të pakuptimta pretendimet dhe endrrat e shqiptarëve në jug të Serbise për bashkim me Kosovën

Next Post

Ndeshje e pergjakshme në Bujanoc mes shoferit nga Gjilani dhe Beogradi. Kosovari arrestohet, serbi shtrihet ne spitalin e Nishit

Advertisement