Dark Mode Light Mode

Ilir Latifi të shtunën përballet me Tyson Pedron në duelin e UFC-së

Ilir Latifi

Kampioni i arteve të përziera marciale, Ilir Latifi, këtë fundjavë do të kthehet në tetëkëndësh.

Kundërshtar i shqiptarit është australiani 25-vjeçar, Tyson Pedro, i cili nga gjashtë duele, numëron po aq fitore. Dy prej tyre i ka realizuar me nokaut.

Advertisement

Të dy luftëtarët garojnë në kategorinë ‘Light Heavyweight’ në UFC (kategorinë e lehtë të peshave të rënda), ndërsa që të dy peshojnë rreh 93 kilogramë.

34-vjeçari Latifi ka realizuar 18 duele deri më tani dhe ka arritur 12 fitore, pesë prej të cilave me nokaut.

“Është java e duelit”, ka shkruar Iliri në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

UFC 215 zhvillohet të shtunën (9 shtator) në Rogers Place në Edmonton të Albertas, në Kanada.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 + thirteen =

Previous Post

Presidentja e Zvicrës për "Presheva Jonë": Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi i dobishëm edhe për vendin tonë

Next Post

Maqedonasit fillojnë me provokimet, por…

Advertisement