Dark Mode Light Mode

Kryetari i KKSH-së uron Kurban Bajramin qytetarëve të Lugines së Preshevës

Résultat de recherche d'images pour "me fat kurban bajrami presheva"Të respektuar qytetarë të Luginës së Preshevës, Motra dhe vëllezër të besimit islam, Kam kënaqësinë t’ua uroj festën e Kurban Bajramit, me dëshirën e madhe, që kjo festë t’ju sjell sa më shumë gëzime, mirëkuptim, paqe, solidaritet, shëndet e harmoni në familjet Tuaja.

Kjo festë kaq e dashur për myslimanët e gjithë botës, i gjen të bashkuar qytetarët e Luginës së Preshevës, në tolerancë , bamirësi e vlera të tjera shumë të dobishme për shoqërinë tonë. Jetësimi i këtyre vlerave njerëzore, janë një hap i sigurt drejt një të ardhme më të mirë të kësaj Lugine.

Kurban Bajrami, gjithashtu, është një festë, që manifestohet përmes Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, begaton sofrat e nevojtarëve,bashkon njerëzit në solidaritet, mirësi dhe dashamirësi mes vete, ndaj drita e kësaj dite festive le t’i ngroh të gjitha zemrat e myslimanëve të Luginës së Preshevës dhe rajonit.

Advertisement

Me fat e shëndet festën e Kurban Bajramit!

Jonuz Musliu, kryetar iu KKSH-së, Bujanoc

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

six + seventeen =

Previous Post

Pergjaket dita e Bajramit ne Preshevë.. Ne qendër të qytetit therren me thika dy të rinj

Next Post

A paguhen “Mjekrroshat” tregon Enis Presheva

Advertisement