Dark Mode Light Mode

Luftëtari kosovar dhëndërr i shkive. Nëna e Arkanit ishte e martuar me një shqiptar të njohur nga Kosova

Preshevë, 28 maj  -Kriminelin serb të luftërave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, Zheljko Razhnatoviq Arkan, i vrarë në fillim të viteve 2000 në Beograd, të gjithë e njohim, por nuk e dinim një detaj, që nëna e tij, para se të martohej me babain serb të tij, ishte e martuar me një shqiptar të njohur, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Nëna e Arkanit, Slavka Josifoviv, para se të martohej me Velko Razhnatoviqin, ishte e martuar me luftëtarin partizan shqiptar, Meto Bajraktari, i cili u be dhnder i shkive (ket fjale e prdorim pasi edhe emdiat serbe  eperodsrin fjalne fyese “siptari”. Per ket e kemi paralajmeruar edhe OSBE-ne se edhe shqiptaret mund te marrin “mesim” Serbinë) ishte vrarë nga bashkëpunëtorët e anti-fashistëve në vitin 1943, gjatë luftës nacionalçlirimtare, shkruan agjencia  e lajmeve “Persheva jonë”

Këtë detaj e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, publicisti Shkëlzen Gashi, duke cituar librin “Meto Bajraktari: Rruga e Jetës dhe Vepra Revolucionare”.

Advertisement

 

Emrin “Meto Bajraktari”, vazhdon ta mbajë ende një shkollë fillore në Prishtinë

ImageEmrin “Meto Bajraktari”, vazhdon ta mbajë ende një shkollë fillore në Prishtinë.

“Ai që e ka vra Meto Bajraktarin në vitin 1943 e ka bërë një dëm shumë më të madh se vrasja e një personaliteti të veçantë të Kosovës, sepse disa vjet pas kësaj vrasjeje, ish-gruaja e Meto Bajraktarit, Slavka Josifoviq, u martua me oficerin Velko Razhnatoviq, me të cilin lindi një djalë, Zheljko Razhtnatoviq, i cili gjatë viteve 1990, i njohur me nofkën Arkan, kreu krime të tmerrshme në Bosnje, Kroaci e Kosovë”, shkruan Gashi.

Ai, tutje thotë se informata se Slavka Josifoviq ka qene gruaja e Meto Bajraktarit gjendet në librin e Millorad Vaviq “Metro Bajraktari: Rruga e Jetës dhe Vepra Revolucionare”.

Gjithashtu dihet se Arkan ka lindur në Prishtinë, dhe një kohë edhe ka jetuar në kryeqytetin e Kosovës, edhe gjatë kohës kur kishte themeluar grupin e tij famëkeq të quajtur “Tigrat e Arkanit”, me të cilët kryente krime në vatrat e luftërave në ish-Jugosllavi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen + 9 =

Previous Post

CIA, Stephen Meyer paralajmorën: Ballkani me kufij të rinj herët a vonë. Presheva me Kosovë!

Next Post

Rrahen me karriga Hashim Thaci (Buroja) dhe Agimi Bahtiri (Mitrovica), raportojne mediat kosovare

Advertisement