Dark Mode Light Mode

Fury e pranon sfidën e Joshuas

Fury e pranon sfidën e JoshuasTyson Fury e ka pranuar sfidën e kampionit të botës në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, për të boksuar, pas fitores së britanikut kundër Wladimir Klitschko.

Joshua, i cili e nokautoi ukrainasin në rundin e 11 mbrëmë në Wembley, i bëri thirrje bashkëkombësit të vet, Fury, menjëherë pas meçit që të boksojë kundër tij, transmeton Express.

Fury e mposhti Klitschkon me pikë në nëntor të vitit 2015.

“Fury, ku je oj zemër?” tha Joshua në ring pas meçit, duke vazhduar: “E di që ai ka kohë që flet, dua t’ua japë 90.000 personave [në Wembley] një rast për të na parë neve.”

Advertisement

Fury, i cili qëkur e mposhti Klitschkon nuk është ndeshur më në ring, iu përgjigj: “Eja të vallëzojmë.”

Megjithatë, ai mbetet aktiv në mediat sociale, ku edhe ka lënë të kuptohet se dëshiron të rikthehet në ring, bazuar në përgjigjet e tij në Twitter ndaj komenteve të Joshuas në ring.

“E pranoi sfidën,” shkroi Fury.

“Do t’ia dhurojmë botës luftën më të madhe në 500 vite. Do të ndeshem me ty. Ti je ëndrra e boksierit,” shkroi ai.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − two =

Previous Post

Daçiq: Ne mund ta arrestojme Musliun, por Serbia pastaj mund ta paguaj shtrenjt!

Next Post

Rrëfimi i tronditës i rojtares: Brenda kampeve të vdekjes të Kim Jong-un (Foto)

Advertisement