Dark Mode Light Mode

Real Madrid ka në shënjestër mbrojtësin shqiptar të Betisit

Real Madrid ka në shënjestër mbrojtësin shqiptar të BetisitForma e dobët dhe lëndimet e shpeshta të Fabio Coentraos ka bërë që Marcelo të jetë zgjedhja e vetme e trajnerit Zinedine Zidane për krahun e majtë.

Kjo ka alarmuar edhe skuadrën spanjolle, e cila është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Sipas AS, Reali ka targetuar dhe dëshiron të transferojë mbrojtësin e majtë të Betisit, shqiptarin 23 vjeçar, Riza Durmishi, i cili luan për Kombëtaren e Danimarkës.

Advertisement

Durmishi sipas Marcas ka karakteristika të Marcelos, por edhe të legjendës së Realit, Roberto Carlos, pasi është i fortë në defanzivë, bënë punë të mirë në sulm dhe ka një goditje të fortë me të majtën.

Për Durmishin interesim ka shprehur edhe skuadra e madhe angleze Liverpool, ndërsa klauzola e tij është 20 milionë euro.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 5 =

Previous Post

Hap 235 mijë vende pune brenda 1 muaji si President i SHBA-së

Next Post

Ushqimet që shkatërrojnë gurët në veshkë

Advertisement