Hap 235 mijë vende pune brenda 1 muaji si President i SHBA-sëDepartamenti Amerikan i Punës ka deklaruar këtë të hënë se ekonomia amerikane ka shtuar plot 235 mijë vende pune vetëm në muajin Shkurt.

Papunësia në SHBA ka rënë nga 4.8% në 4.7%, përmirësim i madh ky nga viti 2009, ku papunësia arriti shifrën shqetësuese 10%, pas krizës ekonomike.

“Ekonomia amerikane po ecën shumë mirë për momentin”- tha Jeremy Cook, drejtori i ekonomisë në “World First”.

Ekonomistët thonë që do të jetë një sfidë e madhe për Donald Trump të mbajë premtimin që bëri në fushatë, se do të krijonte 25 milion vende pune në 10 vitet e ardhshme, pasi sipas tyre, papunësia aktuale është tepër e ulët, për t’u ulur edhe më shumë.

Nëse vendet e punës shtohen me këto ritme, sipas parashikimeve, probabiliteti që Trump të arrijë të krijojë 25 milion vende pune është tejet i lartë.

SHPËRNDAJE