Dark Mode Light Mode

Avokati Koci: Ramushi e ndali serbinë ta ndaj Dukagjinin

Shteti i Kosovës duhet të lëvizë për Ramushin

z.Ramush Haradinaj, është personi më meritor për lirinë që po e gëzojmë.
Në të njëjtën kohë, ai dhe vetëm ai, është personi që në rrafshin e Dukagjinit, e ka penguar planin e Serbisë në ndarjen e territorit, sipas modelit të Mitrovicës.

Kjo natyrisht i pengon pushtetit serb.
Në fakt, u pengon mbetjeve millosheviqiane në pushtetin serb.

Advertisement

Ramushi nuk e ka luftuar popullin serb. E ka luftuar pushtetin gjenocidal të Millosheviqit.
Ka mbrojtur pragun e shtëpisë. Të njëjtën do ta bëjë sa herë të paraqitet nevoja.

Historikisht, ka individë që e kanë mbi supe të veta, barrën e tërë kombit. Ata janë heronjtë.

Ramushi është i tillë.

Do të vazhdojë të mbajë barrën e popullit, dhe do të vazhdojë të luftojë për lirinë tonë. Duke luftuar për lirinë tonë, ai lufton edhe për lirinë e serbeve, dhe lirinë e krejt popujve të Ballkanit.

Nuk pajtohemi me vendimin e sotëm të Gjykatës franceze, por do ta respektojmë.

Vendimi i sotëm i Gjykatës franceze, të gjithë shqiptarët i ka prekur. Më shumë shqiptarët se vetë Ramushin! Prandaj, jemi të bindur se herën tjetër, më 6 Prill, Gjykata do ta marrë të vetmin Vendim të mundshëm të drejtë – Vendimin mbi refuzimin e kërkesës së Serbisë.

Para se të ndodh kjo, të gjitha strukturat shtetërore të Kosovës duhet të vihen në lëvizje, si ato politike, diplomatike dhe kanalet tjera për të çuar përpara të drejtën e Ramushit – të drejtēn tonë.

View Comments (1) View Comments (1)
  1. Vërja në lëvizje e strukturave shtetërore të Kosovës është dashur të ndodhë që nga dita e ndalimi të Z. Haradinaj.Ai ka shtetësi të shtetit të Kosovës, Kosova ka sistem kushetues dhe juridik , dhe nëse ka diqka që duhet çër të vënë drejtësi këte duhet ta bëjë drejtësia e Kosovës pa marrë parasysh cilindo opcion të mundëshëm. Studimi i rastit dhe grumbullimi i informacioneve duhet të jetë detyrë e organeve të Kosovës e jo organeve të drejtësisë.Nëse tani drejtësisë së Kosovës i është mohuar kjo e drejtë, ajo ka të drejtë të involvohet në këte proces si palë e interesuar rrespektivisht palë e tretë dhe të shprehë këmnguljen në are se ky rast nuk mundë të jete precedentë në drejtësinë ndërkombëtare. Diplomacia e Kosovës , Qeveria e kosovës , shoq[ritë civile duhet të vëhen në lëvizje 24 orëshe për ta parandaluar një skandal ndërkombëtar të orkestruar pa bazë juridike, kushtetuese, ligjore e aq më parë morale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven + thirteen =

Previous Post

10 profesionet me më së shumti psikopatë

Next Post

Prishet koalicioni i pushtetit lokal në Preshevë (PVD dhe APN), ja koalicioni i ri

Advertisement