Dark Mode Light Mode

Sadiku dhe Xhaka, dy shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Taulant Xhaka dhe Armando Sadiku janë në 11-shen më të mirë të javës së 22-të të Superligës Zvicerane. Xhaka me Bazelin mposhti me rezultatin 3-1 Luzernën, kurse Sadiku me Luganon, si udhëtues, fituan 1-0 ndaj St.Gallen. Armando Sadiku shënoi eurogol në fitoren e çmuar për mbijetesë. Xhaka dhe Sadiku, pjesë e kombëtares së Shqipërisë, janë në formën më të mire, duke dërguar sinjale pozitive e ngushëlluese për De Biazin, në prag të kualifikueses me Italinë, në Palermo, më 24 mars. Sipas tabloidit helvet “Blick”, në formacionin më të mirë të javës janë: Anton Mitryushkin (Sion), Stefan Glarner (Thun), Fulvio Sulmoni (Lugano), Pa Modou (Sion), Sandro Lauper (Thun), Dejan Janjatoviç (Vaduz), Alexander Fransson (Basel), Taulant Xhaka (Basel), Roger Assale (Young Boys), Armando Sadiku (Lugano) dhe Munas Dabbur (Grashoppers).

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × two =

Previous Post

Çitaku ia përmend Nikoliqit krimet e kryera në Gjakovë

Next Post

“Mirëqenia nuk është për të gjithë”. Si lindin shoqëritë e padrejta

Advertisement