Dark Mode Light Mode

Punonjësja e seksit u vinte gjoba klientëve, zbulohet skema

Një fotografi femre gjysmë e zhveshur në krah të një plaku, për pak sa nuk i ka kushtuar këtij të fundit plot 15 mijë euro.

Mësohet se 70-vjeçari kosovar kishte gati 1 muaj që ishte njohur me një 48-vjeçare nga qyteti i Durrësit. Sipas policisë lokale, punonjësja e seksit në bashkëpunim me tutorin e saj u vinte gjoba klientëve, duke i kërcënuar se do t’u bënte publike fotot e bëra gjatë marrëdhënieve intime.

Në njërin nga takimet që 70-vjeçari kishte me gruan, ajo ishte zhveshur gjysmë lakuriq dhe duke qëndruar pranë plakut, ishte fotografuar nga bashkëpunëtori i saj. Më pas, me anë të kësaj fotografie, të moshuarit iu bë presion, se nëse nuk do të dorëzonte shumën prej 15 mijë eurosh fotoja do të binte në duart e familjarëve të tij.

Advertisement

Ndonëse para një situate të tillë, plaku denoncoi dy autorët e krimit. D.Sh dhe 39-vjeçari Teki Syla përfunduan në pranga për akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, kryer në bashkëpunim”. (bw)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve − 11 =

Previous Post

Rusi: Eksporti i armatimit ka shënuar rritje

Next Post

Për gjysmë orë hëngër 337 krahë pule

Advertisement