Eskportuesi i kompanisë Rosoboroneksport, që udhëhiqet nga shteti, ka raportuar 11 miliardë dollarë shitje të armatimit në vitin 2011, që krahasuar me vitin 2010, paraqet rritje për më tepër se 2 miliardë dollarë.

Drejtori i përgjithshëm, Anatoli Isaikin, tha sot se kjo kompani, poshtu, ka humbur miliarda dollarë në shitje për shkak të embargos së armatimit në Libi, lidhur me sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër ish regjimit të Muamer Gadafit.

Zoti Isaikin ka thënë se blerës të armatimit nga Rusia janë edhe India, Venezuela, shtetet në Azi-Paqësor, e të tjera.

Regjimi në Siri është poashtu blerës i madh i armatimit të prodhuar në Rusi.

Kompania shtetërore Rosoboroneksport i furnizon me armatim 57 shtete në mbarë botën.

Rusia është eskportuesi i dytë më i madh i armatimit në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

SHPËRNDAJE