Dark Mode Light Mode

Lamtumirë Chelsea, Diego Costa te gjiganti në La Liga (FOTO)

Diego Costa mund të largohet nga Chelsea dhe të transfeorhet në La Liga.

 

Advertisement

Barcelona dhe Atletico Madridi janë futur në garë për sulmuesin e Chelseat, i cili këtë javë nuk është përfshirë fare në skuadrën e bluve të Londrës pas përplasjes që pati me trajnerin Antonio Conte.

 

Nga kjo situatë e paqartë te Chelsea po synojnë të përfitojnë dy gjigantët e La Ligas, Barcelona dhe Atletico Madrid, sipas mediumit britanik “The Independent”

 

The Independent raporton se Barcelona është duke monitoruar situatën e Costas te Chelsea, i cili u la jashtë ekipit për ndeshjen me Leicester Cityn.

 

Në garë për sulmuesin mësohet se është futur edhe ish-skuadra e spanjollit, Atletico Madrid, të cilët provuan ta rikthejnë në skuadër verën e kaluar.

 

Atletico thuhet se është duke kërkuar zëvendësuesin për Antoine Griezmannin, i cili pritet të largohet në drejtim të Manchester United në verë.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − 1 =

Previous Post

Ibrahim Tatlises ju tregon se si thirret ezani (Video)

Next Post

Sot bëhen 549 vjet nga vdekja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot- Skënderbeu

Advertisement