Dark Mode Light Mode

Anglia kundër Gjermanisë për zgjerimin e Botërorit  

 

Nëse Gjermania dhe shumë vende të tjera të mëdha kanë dalë kundër propozimit të Xhani Infantinos për të zgjeruar në 48 skuadra Botërorin, duke filluar që nga viti 2026, Anglia dhe vendet britanike janë pro këtij plani.

 

Advertisement

Sipas “The Sun”, Federata Angleze ka premtuar mbështetje të plotë nëse çështja do të shkojë për votim në Asamble të përgjithshme, pasi është dakord që të ndryshojë formula aktuale. Europa, e cila aktualisht përfiton 14 vende në Botërorin me 32 skuadra, pritet të përfitojë vende të tjera, por ato që do të përfitojnë më shumë pritet të jenë Afrika, Azia dhe Amerika e Veriut dhe Qendrore.

 

Formula që do të diskutohet në Zyrih javën e ardhshme në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s, është ajo e 48 skuadrave të ndara në 16 grupe me nga tre ekipe. Dy vendet e para do të kalojnë në raundin tjetër, ku do të fillojë menjëherë faza me eliminim direkt e turneut.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × two =

Previous Post

Juventusi nuk heq dorë nga ylli i La Ligas.  

Next Post

70 milionë euro për Sanchezin (Foto)

Advertisement