Dark Mode Light Mode

“Profa” i drejtohet rëndë Maia Kocijancicit: “Hvala bre kucka”

millllProfesori i njohur universitar, Milazim Krasniqi i është kundërpërgjigjur ashpër zyrtares së lartë të Bashkimit Evropian, Maia Kocijancic. Ajo gjatë ditës së sotme deklaroi se muri ndarës i Mitrovicës së Veriut do të jetë njëlloj shkalle që lidhë unazën e këmbësorëve dhe se nuk do të jetë mur.

Krasniqi ka reaguar duke thënë se Maia po tenton të na mësojë në se çka është muri dhe çka janë shkallët. Madje ai e ka përmbyllur statusin e tij në Facebook me një shprehje ofenduese ndaj saj.

“Ky muri pranë Urës së Ibrit nuk është mur, sepse do t’i shtohen shkallët, po thotë Maja. E kuptoj, që kështu u flitet njerëzve që janë të parafundit në listën e PISA-s! Por, nuk kemi qenë gjithmonë kështu. Para ekzistimit të BE-së, mbaj mend se në fshat e kemi pasur një mur të lartë e të gjatë ndanë rrugës. Në atë mur ka qenë porta për hyrje-dalje, me do gur-shkallë. Hynim e dilnim lirshëm – kur porta nuk ishte e mbyllur. Kur ishte e mbyllur, duhej trokitur e pritur. Brenda murit ka pasur dollapa, ku linin rraqe. Madje edhe jashtë ka qenë një dollap, ku axha nxirrte një kënatë me ujë dhe një taz, për kalimtarët, “që lëviznin lirshëm.” Por, atij muri, me shkallë, me portë e me dollape, të gjithë i thonin mur.  Tash Maja dhe BE-ja po na e mësojnë ngjashmërinë e murit dhe shkallëve, ashtu si e meritojmë. Hvala, bre, Kucka” shkruan Krasniqi në Facebook./Indeksonline/

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 16 =

Previous Post

Pas burrave, tash edhe gratë serbe nga Beogradi pushtojnë Kosovën me vizita

Next Post

Shqiptarët e Preshevës ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut e presin me tanke

Advertisement