polserbtabnkpreshDita Nderkombëtare e të të Drejtave te Njeriut dhe tanku serb ne mesin e shqiptareve, Serbia e “gatshme” në BE ?

 

 

Preshevë, 10 Dhjetor  -Sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut për dallim nga vendet demokratike në botë ku kanë eliminuar racizmin, në Luginën e Preshevës shënohet  aty-këtu me ndonjë deklaratë sa për sy e faqe, pa asnjë aktivitet tjetër kur sot në tërë bota vlon nga protestat kundër diskrimnimit.  Me këtë mund të vlerësohet se liderët e Luginës jane pajtuar  me të gjitha format e diskriminimit në Luginën e Presheves të mbetur në Serbi. Lugina e Preshevës, rajoni që nuk ka të drejtë as të Drejtën Ndërkombëtare ta shënojë është identike sikur po diskriminohen  në Afrikë të cilët e dinë se ekziston një ditë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, por nuk e shijojnë e as nuk e shënojnë, ka shkruar eksperti i të Drejtave të Njeriut.

 

Serbia me tanke rrugëve te Preshevës ju tregon muskujt dhe kërcnon shqiptaret ne Luginë?!

Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, e cila shënon nismën më serioze të institucionalizimit të mbrojtjes të të drejtave të njeriut, deklaratën universale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të miratuar më 1948; Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës vlerëson se edhe gjatë vitit 2016 jo qe nuk ka pasur përmirësime thelbësore të gjendjes të të drejtave të njeriut, por ajo është keqësuar edhe më shumë Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, vendbanime këto të banuar me shqiptarë etnik.

“Serbia po se po, por edhe autoritet lokale, ato joqeveritare e kanë një pjesë të fajit për mos ngritjen e zërit kundër këtyre shkeljeve drastike të të Drejtave të Njeriut në Luginën e Preshevës. Themi kështu meqë, përkunder asaj që sot me rastin e kësaj dite ka portesta anë e kënd botës, në këtë mjedis me të diskriminuar në Evropë shënohen, kjo ditë shënohet  nga një shpërndartje e një deklaratë me email të bashkruar një fotografi personale (në vend të atyre  të”policisë apo ushtrisë ku dëshmohet diskriminimi i shqiptarëve apo simboleve-flamurit) edhe atë vetëm përmes  portaleve shqiptare sa për “qallëm” ?! Në vend që të ketë tribuna e  fjalime për kete dite dhe situatën ne Luginë,  protesta paqësore, tubime për të dhënë mirënjohje aktivistëve të të drejtave të njeriut për të sensibiluzuar gjendjen e mjerë të shqiptareve në Serbi nga Presheva deri në Nish..”   thotë ekspert i të drejtave të njeriut dhe analisti Nefail Maliqi 25 vjet gazetar në OKB dhe militant i të Drejtat e Njeriut me rastin e kesaj dite botërore.

Ky vit nuk shënoi asnjë proces serioz për avancimin e të drejtave të shiptarëve në Luginën Preshvës të cilet si në kohën  Miloshevicit ashtu edhe sot kësaj ditë rajoni konsiderohet mjedisi me i pazhvilluar dhe diskriminuar në këtë pjesë të Evropës, që është në kundërshtim jo vetëm të standardeve të Bashkimit Evropian, por edhe të vet Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe legjislacionit përkatës, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Diskriminimi në sferën e arsimit, me mungesën e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë dhe mosnjohjen e diplomave të Kosovës, mbeten probleme urgjente të pazgjidhura edhe gjatë këtij viti.

Rajoni i Medvegjës, Bujabnocit dhe Preshevës vazhdon të mbetet i militarizuar me njësi të jashtëzakonshme të forcave speciale të policisë, me pjesëtarë të ushtrisë, xhandarmërisë sidomos pjesa e Karadakut të Luginës së Preshevës deri në brezin kufitar në Medvegjë; që e vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave duke krijuar panik dhe  situatë të pasigurisë në mesin e popullatës vendore.
Viti 2016 është karakterizuar gjithashtu me vazhdimin e praktikave të pasivizimit të vendbanimeve, sidomos në komunën e Medvegjës, ku statistikat e pergjithshme të zbatimit të kësaj urdhërese ligjore dëshmojnë se kjo dispozitë është duke u aplikuar në mënyrë më aktive tek komuniteti shqiptar.

Përndryshe, “iniciativa” serbe për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen dhe liritë e pakicave kombëtare mbetet një rast i mirë për të ndryshuar dhe për t’i plotësuar normat e caktuara ligjore që pengojnë realizimin e disa të drejtave të caktuara thelbësore të pakicës kombëtare shqiptare në Serbi. Megjthëse Serbia ka lansuar shumë iniciativa për Luginën e Preshevës, sidomos tash se fundit kur ajo po “mobilizohet” anëtarësohet në BE, por deri më sot nuk është realizuar asnjë?!

SHPËRNDAJE