Dark Mode Light Mode

Luis Enrique pret “një perlë të vogël” në Champions

luis-enrique-en-roda-de-premsa-1Enrique është shumë i kënaqur me nivelin e ekipit të tij në këtë Champions: “Ndryshe nga La Liga, këtu në Europë po bëjmë gjërat e duhura.” Megjithatë, kur pyetet për shortin e raundit vijues të Champions-it, që do të hidhet të hënën, trajneri i Barcelonës u tërhoq në mënyrë të qartë dhe ironi: “E pra, duke parë që nuk pres ndonjë surprizë, ne do të jemi duke luajtur me kundërshtarin më të vështirë. Në fazat me eliminim direkt janë më të mirët, ndaj nuk pres asnjë surprizë.”

Të kualifikuar të tjerë PSG, Bayern Munich, Bayer Leverkusen dhe Benfica. Nga fjalët e “Lucho” duket se supozon të luajë me Bayern Munich të Ancelottit. Në fakt, Luis Enrique e përcakton kundërshtarin që do të ketë në raundin e radhës të Champions-it si “një perlë të vogël”, por paralajmëron se rivalët duhet t’i tremben Barcelonës, pasi ajo i ka bërë si duhet detyrat e shtëpisë. Trajneri i katalanasve llogarit të kalojë pengesa të tjera, për të arritur deri në fund.

 

Advertisement

Burimi: http://telesport.al/luis-enrique-pret-nje-perle-te-vogel-ne-champions/

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − three =

Previous Post

Luka Modric nën hetim, fshehu të ardhurat në Luksenburg

Next Post

Kosova në fund, Serbia askund ne listën e PISA. Shkaku diskriminimi i arsimit shqip në Preshevë (lista+harta)

Advertisement