Dark Mode Light Mode

Histori prekese, gjest i madh. Anton Quni viziton heroin 8vjecar

antDeputeti i LDK-së, ka bërë një gjest të madh me rastin e 28 nëntorit

Quni, ka vizituar një djalosh 8 vjeçar nga Dragashi, të cilin e kishte takuar javë më parë, i cili kishte dalur që të kërkonte ushqim për motrën e tij.

Këtë gjë Quni e ka bërë publike edhe në rrjetin social Facebook.

Advertisement

Ja postimi i tij:

Heroi im!
Rafetin 8 vjeçë, nga fshati Rencë i Dragashit, e takova para dy jave në dalje të Dragashit për Prizren. Më dha shenjë të ndaloj. Ishte kohë me shi dhe bënte ftohtë. E ndalova makinen, e mora, u ulë në ulësen e pasme dhe vazhduam rrugën së bashku. Filluam biseden si dy të rritur. Edhe pse i lagur dhe i ngrirë nga të ftohtit ishte i hareshem dhe i lumtur. Kishte arritur që t’i siguronte ca fruta për motren 3 vjeçare që ishte e lënduar. Një bëmirës ia kishte dhuruar ca pemë. Në Dragash kishte ardhur në këmbë..rreth 7 km rrugë nga fshati i tij, por kjo largësi nuk i bënte përshtypje pasi që kishte siguruar pak ushqim për të motren.
Në ndarje më bëri një kërkesë; që ta vizitoj në Diten e Flamurit.
Rafet, ti je heroi im!
Urime Dita e Flamurit!

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − 4 =

Previous Post

Valvitet flamuri kombëtar në kryeqytetin e Kosovës Lindore në Preshevë

Next Post

Presheva pushtohet nga flamujt kuqezi dhe rugovas. Kush tha se flamuri kombëtar u ngrit "tinëzisht" ?! VIDEO

Advertisement