flapreshePreshevë, 28 Nëntor – Në godinën e komunës së Preshevës është vendosur publikisht flamuri kombëtar shqiptar  për t’i paraprirë  Ditës së Flamurit- 28 nëntorit. Mediat serbe kanë shkruar se flamuri qenka vënë “tinëzisht” përkundër asaj se komuna është në qendër të qytetit. Flamuri shqiptar që valoi ka qenë me dimensione 1 metër me 2, shkruan agjencia  e lajmeve “Persheva jonë”
 Presheva ven flamurin publikisht me krenari para qytetarëve 2 orë para 28 Nëntorit

 “Kur jemi bashkë në Preshevë, me të gjithë banorët e Preshevës, do të bëjmë gjëra të mrekullueshme edhe për komunën tonë..”, ka shkruar Shqiprim Arifi kryetar i komunës së Preshevës në profilin e tij në Facebook.

Se është vënë apo jo “tinëzisht” siç shkrujnë mediat serbe dëshmitarët okularë kanë pohuar për “Presheva jon먔 se kanë parë njerëzit kur është vënë flamuri publikisht  dy orë  para 28 Nëntorit, kur në qytet lëviznin edhe  njerëzit që e vënien e flamurit e kanë pritur me duartrokitje.

Kur është çështja e përdorimit të flamurit kombëtar në Kosovën Lindore, Beogradi kishte paralajmëruar në mënyrë indirekte shqiptarët e Luginës që të mos vendosin flamurin duke gjobitur ish- kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifin sepse ai kishte vënë flamurin kombëtar më herët.

Po ashtu një paralajmërim për shqiptarët, ishte edhe rasti tjetër ku një hoxhë ishte dënuar pse kishte vënë flamurin në xhami. Kjo  e fundit ishte bërë nga disa media proserbe në Preshevë me qëllim për t’ia përkujtuar autoriteteve serbe çështje “rrezikut nga flamuri” shqiptar.

“Shqiptarët në Preshevë me vënien e flamurit në komunë u deshmue se shqiptaërve në Preshevë nuk i hanë fort palla as për kërcimet serbe as as për spiunët shqiptarë, sepse jemi mësuar me ta..” thanë qyterarët e Luginës së Preshevës

 

SHPËRNDAJE