Dark Mode Light Mode

Humbja nga Izraeli i kushton Kombetares, bie ne renditjen e FIFA

Sikurse pritej, humbja 3-0 në shtëpi me Izraelin ka lënë pasoja të tjera për Kombëtaren e futbollit, që humbet dy pozicione në renditjen e FIFA-s.

Në klasifikimin e përmuajshëm të publikuar sot nga “qeveria” e futbollit në ueb-faqen e vet zyrtare (“Fifa.com”), kuqezinjtë mbajnë vendin e 49-të. Skuadra jonë ka 618 pikë, një më pak se muajin paraardhës, dhe e sheh veten midis Australisë dhe Burkina Fasos

15231636_1304455632921476_1856015746_o-png

Advertisement

Ndërkohë, Kosova humbet një pozicion dhe zbret në vendin e 165-të.

Nga kundërshtarët në grupin kualifikues për Botërorin 2018, më lart se Shqipëria renditen vetëm Spanja (10) e Italia, që zbret 3 shkallë dhe pozicionohet e 16-ta. Izraeli, edhe pse ka fituar plot 25 pozicione, gjendet në vendin e 54-t, ndërsa më pas vijnë Maqedonia e 162-ta (-7) dhe Lihtenshtejni i 189-ti (-6).

Sa i takon kreut, Argjentina vazhdon të jetë e para, e ndjekur nga Brazili që parakalon Gjermaninë në vendin e tretë. Kili ngjit dy shkallë dhe shkon i katërti, duke zbritur Belgjikën dhe Kolumbinë në pozitat 5 dhe 6. Katër vendet e tjera që plotësojnë dhjetëshen janë njëlloj si muajin e kaluar: Franca, Portugalia, Uruguai dhe Spanja.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 5 =

Previous Post

Bombë në aeroplanin e presidentit maqedon në Shkup-Stamboll? Ivanov evakuohet

Next Post

IFJ dhe AJASE nga Brukseli reagojnë kunder presionit te Arifit në mediat e Preshevës: Kryetar hungje dorën!

Advertisement