Dark Mode Light Mode

Mergim Mavraj zgjidhet mbrojtesi me i sakte ne Gjermani

mergim-mavrajMërgim Mavraj mbetet një nga pikat më të forta të Kolnit në fazën mbrojtëse dhe këtë e konfirmojnë edhe statistikat individuale të lojtarëve.

Portali gjerman “Sportschau.de”, i specializuar në përpunimin e shifrave, ka zbuluar se mbrojtësi shqiptar ka spikatur në ndërhyrjet e tij në javën e 11-të të Bundesligës, Borussia e Monchengladbahut – Koln 1-2.

Në tabelën ku listohen futbollistët që kanë fituar me shumë duele 30-vjecari renditet i pari me 91.7% të ndërhyrjeve të sakta, ndjeshëm i shkëputur nga ndjekësit më të afërt. Kjo statistikë sugjeron se futbollisti i kombëtares shqiptare praktikisht ka qenë perfekt në ndërhyrje.

Advertisement

Saktësia në ndërhyrje e Mavrajt konfirmohet edhe nga statistikat që ai ka me Kolnin në këtë sezon. Është aktivizuar titullar në të gjitha ndeshjet e Bundesligës dhe nuk është zëvendësuar në asnjë rast.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 3 =

Previous Post

Nuk keni WIFI ? Nuk ka problem, ju ndihmon Facebook-u

Next Post

Prishtina mposhte ruset, arrine fitoren e pare FIBA Europe Cup

Advertisement