Dark Mode Light Mode

Presheva dhe Kosova Lindore 40 vjet me Feniksin

fenixxx111Preshevë, 15 tetor  -Manifestim organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) Në këtë Manifestim të morën pjesë krijues nga Kosova, Maqedonia, nga Krahina e Preshevës,Medvegja, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Në kuadër të manifestimit kishte tribunë dhe orë letrare. Per historikun gati një dekadë punë dhe vepër të ‘Feniksit” foli Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë . Në tribunën për “Feniksin” folën Demush Berisha, kryetar i Kuvendit të Shoqatës dhe Arsim Halili, nënkryetar i shoqatës. Kujtime për shoqatën e Feniksit shpalosen dhe Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahaj, Sevdail Demiri, Hysen Këqiku, Rexhep Abazi, Hasan Emërllahu, Alixhemal Salihu, Xhemaledin Rexhepi dhe Zeqirja Fazliu. U ndan Mirënjohje për kontributin e dhënë për shtatë kryetarët e “Feniksit” që rrugëtuan së bashku me “Feniksin”: Hasan Emërllahut, Mexhid Mehmetit, Gani Misinit, Nijazi Aliut, Ferid Selimit, Demush Berishës dhe Bilall Maliqit. Në orën letrare në kuader të manifestimit lexuan shkrimtaret Rrahman Hyseni Ismet Bajrami, Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahaj, Fatos Rushiti, Selajdin Shabani, Mehmetali Rexhepi, Havushe Kasumi, Jalldeze Kasumi, Avni Shaqiri, Lindita Berisha, Hasan Emërllahu dhe Halim Hasani .Në këtë event të gjithë pjesmarrësit u pajisen me nga një Çertifikatë, kujtim nga 40 vjetori i “Feniksit” /Lindita Berisha

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 17 =

Previous Post

Mafia Kosovare ne veprim..Bukurije Gjonbalaj “mban peng” Ambasadën e Kosovës në Itali?

Next Post

Ministri i arsimit dhe shefi i police së Serbisë në Bujanoc

Advertisement