Ndonëse kanë kaluar 3 muaj, që kur është emëruar si Ambasadore e Kosovës në Itali dhe gati dy muaj që është dekretuar nga Presidenca për këtë post, Alma Lama, ende nuk është vendosur në këtë Ambasadë.

Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, Lamës, vendosja në këtë post deri tash, i është pamundësuar nga ish Ambasadorja e Kosovës në këtë shtet Bukurije Gjonbalaj, e cila sipas të njëjtave burimeve,  ndonëse i ka mbaruar mandati, nuk ka pranuar të largohet nga Ambasada për t’i liruar vendin pasardhëses.

Skandalet diplomatike, nuk kanë të sosur. Gazeta “Bota Sot”, së fundmi ka raportuar për disa skandale, që burim kanë ambasadat, Ministrinë e Jashtme të Kosovës, apo edhe Presidencën.

Skandali diplomatik i radhës ka lidhje me me Ambasadën e Kosovës në Itali. Ndonëse kanë kaluar 3 muaj, që kur është emëruar si Ambasadore e Kosovës në Itali dhe gati dy muaj që është dekretuar nga Presidenca për këtë post, Alma Lama, ende nuk është vendosur në këtë Ambasadë. Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, Lamës, vendosja në këtë post deri tash, i është pamundësuar nga ish Ambasadorja e Kosovës në këtë shtet Bukurije Gjonbalaj, e cila sipas të njëjtave burimeve,  ndonëse i ka mbaruar mandati, nuk ka pranuar të largohet nga Ambasada për t’i liruar vendin pasardhëses.

Gazeta, “Bota sot”, nga burimet e saj merr vesh se e gjithë mosmarrëveshja lidhur shkuarjen e Ambasadores Alma Lama në Itali, qëndron se ish Ambasadorja Bukurije Gjonbalaj, nuk ka pranuar të largohet edhe pse i ka mbaruar karta diplomatike me pretekstin se së shpejti do të zgjidhet ambasadore në një shtet tjetër, në një kohë që me ligj nuk i takon, pasi është e emëruar dhe nuk ëhstë diplomate karriere.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

SHPËRNDAJE