Dark Mode Light Mode

Dëshmitari: Thaçi kërkon zbardhjen e vrasjeve që ka kryer vetë

hashh“E them me plot vetëdije  dhe siguri, se shumica e krimeve  gjatë luftës dhe pas luftës që i atribuohen njerëzve të luftës dhe UÇK –së,  janë vepra të urdhëruara nga presidenti i tashëm Hashim Thaçi, i cili kur nuk ka pasur mundësi vetë i ka urdhëruar “dostat”e tij, të kryejnë vepra kriminale dhe asgjë nuk është bërë pa dijen dhe urdhrin e presidentit të sotëm Hashim Thaçi.  Kjo kërkesë e presidentit është të shes pluhur dhe mjegull para qytetarëve të trullosur nga gjendja e vështirë ekonomike dhe politike,  sot ku Kosova është dele e zezë e Evropës, pikërisht nga joseriozitetit i qeverive të njëpasnjëshme pas luftës. Qendra e krimit të organizuar ku përfshihen edhe vrasjet politike e themelin e kanë në QPK- Qeverinë e përkohshme të Hashim Thaçit”, ka thënë Miftari.

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka mbajtur të hënën një konferencë të jashtëzakonshme në të cilën, ka njoftuar se i ka dërguar katër letra në adresë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Këto letra kanë të bëjnë me zbardhjen e disa rasteve të krimeve të cilat kanë ndodhur në Kosovë gjatë e pas luftës, ndër të tjera edhe zbulimin e atentatit kundër ish Presidentit të Kosovës të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova i ndodhur në vitin 2005.  Thaçi, kërkesat thotë, se i ka bërë pas dorëzimit nga bashkësia ndërkombëtare tek institucionet vendore të gati të tërë kompetencave që kanë mbajtur në fushën e drejtësisë.  Ndërsa, zbardhja e atentatit ndaj ish Presidentit Rugova, por edhe zbulimi i vrasjeve politike, para gjatë dhe pasluftës, është kërkuar vazhdimisht nga opinioni por edhe nga familjarët, por organet e drejtësisë thuajse nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.

Advertisement

Fetah Rudi, aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e konsideron nismë të mirë, hapin e Presidentit Thaçi, i cili, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë në vend, zbulimin e disa rasteve të krimeve, ndër të cilat edhe atentatin kundër ish-presidentit Ibrahim Rugova në mars 2005, si dhe vrasjen e disa personaliteteve publike. Rudi i ka thënë gazetës “Bota sot”, se do të ishte mirë që Presidenti z. Thaçi të kërkoj zbardhjen e të gjitha vrasjeve duke filluar nga ato që janë vrarë në Tiranë dhe ato në Kosovë gjatë luftës edhe ato të pas luftës./NGA MIMOZË LAKNA

View Comments (1) View Comments (1)
  1. HAJDE ISHALA PERHAJR NA KOFTE TE KQYRIM KUSH KOKAN ATA GANSTERA QE VRAN NJERZI PA FAJSHUM,,,PO QYSH POM DUKET MUE ALLKAPANA I KA SHTRENGUE DISA VETE APO PAGUE QE ALLKAPANEN MUS TJA PERMENIN EMNIN HIQ NE KET LOJE QE ALKAPANA TJET I PASTER A 80% JAN KRYER ME URDHER TE ALLKAPPANES;TE SHOFN NEQOFTSE E KAN PERNIME APO VEQ TE HJEK KOPILIN NGA VEHTJA ,TE HAN TJETER KUSHI,,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + eighteen =

Previous Post

Brahimaj-Tahirit: Kur po na dërgon ta vizitojmë kufirin me Serbinë?

Next Post

Kocijanciç: Trepça në agjendë të dialogut, vetëm nëse pajtohen të dy palët

Advertisement