Dark Mode Light Mode

Francë, Kadare merr sot titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”

kadareeePresidenti francez, Fransua Holland do t’i dorëzojë sot shkrimtarit Ismail Kadare, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë. Ceremonia do të zhvillohet në orën 18:00 pasdite në pallatin Presidencial “Elize”, në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.

Është një ngjarje e rrallë, që vetë Presidenti francez ta dorëzojë këtë titull, të cilin zakonisht e dorëzojnë përfaqësues të tjerë të pallatit, por edhe në rastet kur çmimi dorëzohet nga Presidenti, ceremonia zhvillohet për disa personalitete në grup.

Pas ceremonisë, në ambientet e Pallatit Presidencial do të organizohet edhe një koktejl për të ftuarit, gjithashtu një rast i rrallë dhe një respekt që duket se Presidenti francez e bën për shkrimtarin shqiptar.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − three =

Previous Post

Policia serbe kap shqiptarin me 15 kg drogë (Horgosh) ne kufi me Hungarinë

Next Post

Musliu: AKSH do të fuqizohet në seancën e parë të Kuvendeve në Bujanoc dhe Preshevë

Advertisement