Dark Mode Light Mode

Skandal me flamurin shqiptar në zyrën e Vucicit gjatë pritjes së mbesës ruse Inva Mulës

mulaaaasDeformimi i flamurit kombëtar shqiptar ka marrë përmasa shqetësuese.

Për më keq, as autoritetet shtetërore në Tiranë e as ato në Prishtinë, nuk ndërmarrin asnjë veprim për të rregulluar këtë defekt që ka nisur të shndërrohet edhe në praktikë zyrtare.

Të prodhuar diku në ndonjë shtet të Azisë, ata kanë ardhur fillimisht në shtetet e Shqipërisë dhe Kosovës, që të përdoren për raste të ndryshme, kryesisht gjatë festave për të zbukuruar rrugë e sheshe.

Advertisement

Por flamuri i bastarduar kombëtar me sfond të kuq e shqiponjë të zezë dykrenore, nuk po përdorët më vetëm për të zbukuruar sheshet në Tiranë e Prishtinë.

Flamuri kombëtar me shqiponjën e deformuar pikërisht tek gjuha dhe sqepi i saj, kanë filluar të zënë vend edhe në pritjet zyrtare shtetërore.

Madje, një flamur i tillë i çoroditur, ndoshta pa fajin e tyre, shihet edhe në pritjen e lartë zyrtare të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili i bëri sopranos së madhe shqiptare, Inva Mula.

Sopranoja shqiptare, me babanë me origjinë nga Gjakova e nënën me origjinë nga Rusia, u prit me nderime të larta nga kryeministri serb me rastin e vënies në skenë në teatrin Kombëtar të Serbisë në Beograd, të operës “La Boheme” të Giacomo Puccinit.

vuccccqq

View Comments (2) View Comments (2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 + 9 =

Previous Post

Myftiu Tërnava: Une sa t’jem gjallë Presheven nuk e la n'duar te shkive! Perpesktiva e shqiptarëve të Lugines s’është Serbia as Siria, por Kosova!

Next Post

Bën vetëvrasje një polic në Luginën e Preshevës

Advertisement