Dark Mode Light Mode

BUJANOC: Nga një aksident trafiku nëntë të lenduar

Në rrugën Magjistrale Vranjë – Shkup, në hyrje të Bujanocit, sot  ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni,  ku janë lënduar së paku 9 persona. Rruga magjistrale ndërmjet Vranjës dhe Bujanocit ka qenë e mbyllur deri para pak kohe, raporton Presheva.com.

Sipas këtij portali, ngasësi i i Mercedesit ka qenë nga Terrnoci, 26 vjeçari Mensur Sherifi, i cili është dërguar për në qendrën spitalore të Nishit, pasi që gjendja e tij është në rrezik për jetë.

Në këtë aksident trafiku, u përfshinë kombi me targa të Leskovcit dhe vetura e tipit Mercedes me  targa të Bujanocit.

Advertisement

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Vranjës, ku iu është dhënë ndihma e parë.

“Në repart momentalisht ndodhen 7 persona me lëndime të rënda trupore, që nuk janë në rrezik për jetën”, ka thënë për medie zëdhënësja e qendrës spitalore të Vranjës, Beba Kanaqki.

Sipas saj, dy udhëtarë janë dërguar menjëherë në spitalin e Nishit, në repartin e Neurokirurgjisë, dhe janë në rrezik për jetën.

Mensuri ishte nisur për ta pritur motrën, e cila po vinte nga Austria, kur është përplasur me kombin, i cili po transportone ushtarët për në bazën Cepotin.

Magjitralja ndërmjet Vranjës dhe Bujanocit ka qenë e mbyllur dhe veturat janë drejtuar nëpër rrugët alternative.(Koha.Net)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + 9 =

Previous Post

Berisha falënderon Pacollin, kritikon MPJ-në

Next Post

IMAM KRASNIQI: Pse nuk merren me mjekrrat e popave serbë a të Rexhep Qosjes, po na gjuhen neve?

Advertisement