Dark Mode Light Mode

LIROHET JAMES BERISHA, FALË PACOLLIT

LIROHET JAMES BERISHA, FALË PACOLLIT

Vetëm tri ditë pas letrës së pilotëve shqiptarë nga Zvicra drejtuar Interpol-it lirhoet piloti shqiptaro-amerikan  James Berisha. Ndërkaq, sipas burimeve të “Zërit”, autoritetet e Eritreas e kanë liruar pilotin Berisha, pas vizitës që zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, i bëri këtij vendi.

Eritreas, 18 janar/AIK-Presheva jonë

Advertisement

 

Shkuarja e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës në kontinentin afrikan, ka rezultuar me një sukses. Ai u nis ditën e martë për një vizitë në Tunizi, ku paralajmëroi se do të qëndronte për një ditë.

Ndërkaq, në njoftimin e lëshuar nga zyra për informim, u tha se ai do të vizitonte edhe një shtet tjetër afrikan ku po mbahej i burgosur një qytetar shqiptar.

Piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha, sipas informatave të publikuara kohë pas kohe, thuhej se ai po mbahej në Eritrea, shtet afrikan.

Ndërkaq, sipas burimeve të “Zërit”, autoritetet e Eritreas e kanë liruar pilotin Berisha, pas vizitës që zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, i bëri këtij vendi.

Ai pritet të arrijë së shpejti në Kosovë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 5 =

Previous Post

ZVICËR: Ndeshja e një kosovari me veturë që i kushton 70 mijë franga ?!

Next Post

PETRITSCH: Serbët Referendumin ose «Au Fidersen» BE-së !

Advertisement