Ka deklaruar ambasdadori austriak Volfgang Petritshch për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë » madje sipas diplomatit austriak ish-bashkekryetar i Konferencës së Rambuillet për Kosovën « një referendum i tillë mund të snsibilzonte dhe fuqizonte  edhe referefendumin e shiptarëve të Luginës së Preshevës të shpallur në vitin 1992… »

 

 

GjenEvë/UNO, 18 janar/AIK-Presheva Jonë

 

Ambasadori austriak z.Volfgang Petritsch i pyetur nga agjencia informative kombëtare « Presheva Jonë » mbi deklarimet e disa liderëve serbë nga Veriut i Mitrovicës për shpalljen e eventual të një refeferendumi ? diplomati austriak është përgjigjur se “ideja  e serbëve në Veri të Kosovës për shpallejen e  një referendumi nuk është vetëm një ide e mirë, porse edhe një rrezik i madh për vetë serbët, sepse me këtë akt do të izoloheshin ata edhe më shumë.  Sepse, siq e dini serbët me barrikada humbën imazhin dhe përkrahjen nga kominitetit ndërkombëtar të cilët kishin bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarve për disa kohë përkundër apeleve të OKB dhe Bruksellit. Prandaj serbët si qytetarë të  Kosovës duhet të rrespektojnë integritetin territorial të Kosovës dhe duhet të punuar  bashkarisht me qeverinë e Kosovës për integrime brenda Kosovës, kah  është edhe perspektiva e tyre… »

Në vazhdim diplomati austirak z.Petritsch ka pohura se « nëse serbët e Kosovës  shpallin referendum në veri dhe nëse Serbia lejon një gjë të tillë, Beogradi  t’i thotë BE-së « Au Fidersen » !

Madje, sipas  diplomati austriak ish-bashkekryetar i konferencës së Rambuillet për Kosovën « një referendum i tillë mund të snesibilozonte dhe fuqizonte  edhe më Referendumin e shiptarëve të Luginës së Preshevës të shpallur në vitin 1992…Prandaj, kjo ide e shpalljes së referendumit nga serbët e Kosovës duhe të harrohet meqë do të ishte me pasoja dhe bumerang jo vetëm kundër perepsktivës së serbëve në Kosovës por edhe në Serbi i cili vend  po pretendon të fitoj  statusin e kandidates për anëtarësim në BE. Dhe për këtë jam  optimist se Serbia është vetdijshme,  për pasojat dhe nuk e dëshiron një  gjë të tillë cka besoj se do të këshilloj serbët e Kosovës të tërhiqen nga kjo ide dhe se për cdo hap të ndërrmarur ata do të jenë përgjegjës për destabiliet dhe eskalimin e situatatave më të mëtutjeshme  në rajon »

SHPËRNDAJE