Preshevë, 15 mars -Serbia gjen dy raketa me eksploziv në avionin me pasagjerë ne aeroprti Nikola Tesla te Beogrdait, destinacioni përfundimtar ishte SHBA, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Autoritetet serbe po hetojnë të dhëna mbi një ngarkesë që do të shkonte drejt SHBA-së me dy raketa me mbushje me eksploziv e cila u gjet në një avion me pasagjerë nga Libani drejt Serbisë.
Televizioni N1 thotë se ngarkesa u zbulua nga qentë antidrogë të shtunën pasi një avion i “Air Serbia” i nisur nga aeroporti i Bejrutit zbriti në aeroportin e Beogradit.
Mediat serbe thonë se sipas dokumenteve destinacioni final për raketat AGM-114 Hellfire ishte Portland, Oregon. Predhat amerikane mund të lëshohen nga ajri, deti apo toka.
N1 raportoi të dielën se “Air Serbia” po ndihmon në hetime.
Gjenden dy raketa eksploziv në aeroplanin plotë pasagjerë në linjen Beograd-SHBA