Dark Mode Light Mode
Manaj shënon dy gola për Interin, e kualifikon në finale të Kupës
Talenti shqiptar Dren Hoxha pas ndryshimit të klubit: Jam i ri, e ardhmja premton më shumë
8 librat që duhet t`i lexoni para se të bëheni 30 vjeç 

Talenti shqiptar Dren Hoxha pas ndryshimit të klubit: Jam i ri, e ardhmja premton më shumë

Talenti shqiptar Dren Hoxha pas ndryshimit të klubit: Jam i ri, e ardhmja premton më shumë

Emri i tij, Dren, rrjedh nga gjuha shqipe, që ka kuptimin e një kafshe të shpejtë, por unë nuk jam aq i shpejtë, thotë me shaka Dren Hoxha. Ai ka kualitete tjera, shkruan media gjermane op-online.de, që ka bërë një reportazhë për talentin 21 vjeçar të futbollit.

Ai ka lindur në Offenbacher, ndërsa para pak ditësh vendosi të shkojë nga liga e tretë gjermane në ligën e katërt (regjioni jugperëndimor), për t’u aktivizuar me klubin e tij të lindjes, OFC. “Ky ishte një veprim i mençur,” thotë gazeta për vendimin e tij.

„Offenbach është vendlindja ime. Por më së shumti është gëzuar familje ime që kam ardhur këtu,” thotë ai, që vjen pas dy vjet e gjysmë përsëri në vendlindje, përcjell Bota sot.

Por talenti 21 vjeçar ka pasur oferta edhe nga FC Schalke, i cili ka luajtur edhe me grupin U23, duke shënuar edhe tre gola gjatë aktivizimit të dy ndeshjeve. “Nuk më pëlqen të aktivizohem në klubin e dytë të FC Schalke. Ose shkon më lartë në Schalke ose zgjedh ndonjë klub tjetër,” thotë ai pas mos qëndrimit më të gjatë atje.

Advertisement

Gjatë sezonës paraprake ai ishte pjesë e ligës së trete regjionale, Vfr Aalen, por atje nuk ishte me fat. “Në Aalen nuk u aktivizova shumë se trajneri merrej më tepër me lojtarët me eksperiencë,” thotë ai që luajti vetëm dy herë. “Nuk isha i kënaqur,” vërteton 21 vjeçari.

Ai shpreson që gjatë sezonës së ardhshme të aktivizohet diku tjetër, por çdo gjë mbetet e hapur. “Jam akoma i ri. Vendimi do jetë i rëndësishëm për klubin por edhe për mua.”

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + two =

Previous Post

Manaj shënon dy gola për Interin, e kualifikon në finale të Kupës

Next Post

8 librat që duhet t`i lexoni para se të bëheni 30 vjeç 

Advertisement