Dark Mode Light Mode

Vdes aktori “shqiptar” Robin Williams

willmsLegjenda e Hooluvudit, aktori amerikan Robin Williams, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në pjesën veriore të Kalifornisë. Tham “shqiptar” sepse ai i kishte kolegë e miq shqiptar, Madje  fqi i pari i tij ishte nje shqiptar nga Presheva i cili jeton dhe vepron me vite te tera ne Kaliforni, njofton agjencia e lajemeve “Presheva jonë”

Williams ishte 63 vjeç. Policia tha se dyshohet për vetëvrasje por, shkaku i vdekjes ende është duke u hetuar.

Sipas raporteve nga mediat amerikane, aktori vuante nga depresioni.

Advertisement

 

Nga i gjithë vendi dhe bota po vërshojnë homazhet për aktorin komik amerikan Robin Williams, i cili u gjet i vdekur dje në shtëpinë e tij në Kaliforni, ku me sa duket kishte kryer vetëvrasje. Williams ishte 63 vjeç.

Një deklaratë të publicistit të tij thuhej se aktori vuante nga depresioni. Prej kohe dihej se Williams luftonte me drogën dhe alkoolin. Por vetëm muajin e kaluar, ai kishte pranuar të shkonte në një klinikë rehabilitimi.

Presidenti Barak Obama e vlerësoi aktorin Robin Williams si “interpretues i një lloji të veçantë, i cili prekte “çdo element të shpirtit njerëzor.”

Autoritetet lokale besojnë se Williams vrau veten me asfiksim, por shkaku i vdekjes është ende nën hetim. Autopsia është planifikuar për sot.

Robin Williams doli në skenë si aktor komik kur debutoi në serialin televiziv, Mork and Mindy që transmetohej në kanalin ABC. Më vonë ai luajti role në shumë filma dhe fitoi çmime për role të shumta, përfshirë ato në filmat Good Will Hunting, Mrs. Doubtfire, Good Morning Vietnam dhe Dead Poets Society. Vitin e kaluar ai u rikthye në televizion me serialin The Crazy Ones, në të cilin ai luajti përkrahë aktores Sarah Michelle Gellar.

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − four =

Previous Post

Dr. Ramadan: Sirianët apo irakianët nuk kanë luftuar për shqiptarët, pse shqiptarët të luftojnë për ata?

Next Post

Nis gjyqi për 40 të akuzuarit, te arrstuar dje ne Kosovë

Advertisement