Dark Mode Light Mode

Këngëtarja e re nga Presheva Donika Nuhiu, ylli shqiptar në Youtube

Këngëtarja e re nga Presheva Donika Nuhiu, është nga të vetmet këngëtare shqiptare që ka filluar karierën e saj muzikore në rrjetin social Youtube, përmes lancimit të cover-ave të ndryshëm, njofotn agjencia e lajemeve “Presheva jonë”

 

Preshevarja e re Donika ka realizuar kohëve të fundit edhe “Chandelier”, këngën sfiduese të Sias, e cila është në maje të top-listave botërore. Përveç kësaj, ajo ka realizuar edhe këngë tjera si “Make you feel my love” e Bob Dylan, “Believe” e Cher, këngë shqipe si “Refuzoj”, ndërsa kanali i saj në Youtube tërheq mbi 300,000 shikues!

Advertisement

Youtube ka qenë fillimi i karierës së shumë këngëtarëve botërorë, si Justin Bieber, Carly Rae Jepsen, Soulja Boy, Austin Mahone, etj. Edhe pse ky zakon nuk është ende prezent në trojet shqiptare, Donika është ndër të parat e cila filloi karierën kështu, duke afruar shumë adhurues nga vendet shqip-folëse, diaspora shqiptare dhe audienca ndërkombëtare.

donaaaAjo, edhe pse e re në syrin e gjerë të publikut shqiptarë, është ndër të parat këngëtare nga Lugina e Preshevës. Këtë vit, përveç angazhimeve me konkurse të ndryshme në televizionet kombëtare shqiptare, Donika shoqëroi edhe Alban Skënderaj në koncertin e tij, të mbajtur në Preshevë.

Kënga “Chandelier”, publikohet sot (10 korrik 2014), ora 18:00, dhe është e regjistruar në kualitetin 4K të videos. Për ta hapur videon, klikoni linkun e dhënë poshtë. Video është ende private/e pa pubikuar.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 4 =

Previous Post

Skandaloze: Shqiptaret hanë bukë të miellit nga Serbia dhe Rusia dedikuar kafshëve ?!

Next Post

Presevo searching for 20 missing and killed Albanians following the 2001 conflict

Advertisement