Pesë arsye pse Agim Ademi duhet të marrë mandatin e ri për kryetar të FFK’së:

1. E ka rikthyer Superligën e Futbollit në Mediat Kosovare Artmotion që janë qindra kosovarë të punësuar dhe pagat mbesin në Kosovë.

2. Është duke e mbështetur ligën e veteranëve, e vetmja në rajon dhe një ligë që i bën bashkë krejt ish-yjet e Kosovës në gjeneratën e sakrificës me lojëra vendore dhe ndërkombëtare.

3. Sistemi i VAR’it, që po i ndihmon shumë futbollit të Kosovës dhe po eliminohen dyshimet tek gjyqtarët tanë dhe po ngritët Superliga e Kosovës me ritëm të shpejtë.

4. Fushat sintetike dhe ndihma në fushat nga bari artificial në natyral tek stadiumet tona, ku çdo ditë po ndriçohen me reflektorë, duke i përmirësuar kushtet nëpër çdo cep të Kosovës.

5. Ndihmoi skuadrat në kohë pandemie me pagë duke iu ndihmuar klubeve që mos të mbesin pa donatorët dhe për ta lehtësuar sa më shumë krizën Globale.

Organizimin e garave me kombëtaren e Kosovës nga Kombëtarja A deri në u 15, duke ndërtuar kampin në Hajvali me standarde Evropiane, duke ndërtuar marrëdhënie me FIFA’n dhe UEFA’n, si dhe duke i financuar të rinjtë që duan të jenë në zejen e trajnerit.

SHPËRNDAJE