Preshevë, 20 dhjetor – Me 15 dhjetor te ketij viti eshte botuar ne shkrim ne portalin “Presheva Jonë” me titull “Bijtë dhe bijat e shqiptarëve me uniformë ushtarake nga Zvicra urojnë ushtrine e Kosovës” ku na eshte pervjedhur nje lapsus, duke cituar gabimisht dhe padashje emrin e shtetases zvicerane Kaltrina Azizit, oficere.

Pas themelimit te ushtrise se Kosovës, jashte Kosoves, madje edhe ne Zvicer dhe vendet tjera perendimore eshte uruar dhe pershëndetur kjo ushtri me e re ne Evropë përkunder kundershtimeve te Serbisë. Urime ka pasur edhe nga diaspora shqiptare ne Zvicer, por edhe nga radhet e ish-ushtareve me origjine shqiptare ne Zvicër.

“Presheva Jonë” pasi kishte marrur kontakte ne bisede nje ish-ushtare, prinderit e tij, thane disa fjale duke uruar ushtrine e Kosovës. Gazetaret e rinje ne Presheve, ketij personi me emrin Mirlind. M. ja ka ne bashkangjitur edhe fotografine e shetatases zvicerane Kaltrina Azizit te gjetuar ne internet.

Nga euforia e themelimit te ushtrise së Kosovës, gazetaret nga Presheva kane shkruar edhe ca deklarata te Kaltrina Azizit, qe ne fakt nuk jane te saja, por te bashkebiseduesit tone tjeter Mirlind M., thjesht ka qene ngaterrim i fjalive qe mund t’i vereni edhe ne tekst nese e keni lexuar me vemendje (nese keni ndonje kopje) ku eshte permendur emri i Kaltrines, thuhet “ai” apo ” i cili” (mashkullore) qe ne fakt sikur te ishin fjalet e saj eshte dashur te perdoret “ajo” ose “e cila” (femerore)

Veq kesaj, kemi ndjekur edhe portalet zvicerane qe kemi nje pershtypje se nje qik jane fryer gjerat, qe i kuptojme, meqë edhe ne jemi gazetare.

Sidoqoftë, per fund Kaltrina Azizi nuk ka kontaktuar e as nuk na ka deklaruar asgje dhe nuk ka derguara asnje foto per portalin tone. Fotografite  jane marrur nga interneti.

Prandaj, kerkojme falje dhe ndjese nga zonjusha Kaltrina Azizi

REDAKSIA

SHPËRNDAJE