Zvicra pritet ta mbarojë vitin me financa më të shëndetshme sesa që ëshët pritur me një suficit prej 1.5 miliardë frangash (1.2 miliardë euro), citon agjencia AFP, një njoftim të qeverisë zvicerane.

Parashikimi, i cili vjen pasi që Këshilli Federal njoftoi më herët për një buxhet të balancuar për vitin 2012, shpjegohet nga shpenzimet më të ulta sesa 64.1 miliardë frangash të planifikuara për shkak të ndikimit të normave të interesit më të ulët.

Megjithatë, të ardhurat neto pritet të bien për 800 milionë franga deri në fund të vitit për shkak të ngadalësimit ekonomik.

Qeveria njofton se suficiti nuk do të ketë ndonjë efekt në buxhetin e vitit 2013 për shka se tashmë ekziston një deficit prej 400 milionë frangash.

SHPËRNDAJE