Zvicra ekstradoi Arben Krasniqin e “Rastit Kleçka”

I akuzuari i nëntë, që është përfshirë për akuzën për krime lufte për rastin “Kleçka”, sot është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë, ka dekalruar sot agjencisë informative “Presheva Jone” z.Folco Galli, zyrtar nga Zyra e Policise dhe Drejtesise ne Bernë

 

Bernë, 14 prill/AIK-Presheva Jonë

Arben Krasniqi është pjesë e grupit që ditë më parë është arrestuar nga EULEX për gjoja dyshime për krime lufte, ku bën pjesë edhe drejtori i Policisë rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ndërkohë që një për të njëjtin rast EULEX ka ngrit padi ndaj deputetit Fatmir Limaj, por për shkak të imuntetit Limaj nuk është arrestuar.

Siq kemi njoftuiar më 16 mars EULEX-i gajtë jë aksioni policore kishte arrestuar 9 ish-lufëtarë të UÇK, si pjesë e hetimeve të bëra për krime të luftës. Urdhër arresti u lëshua nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ndërkohë që sipas gjykatësit të procedurës paraprake të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë 5 të pandehurit po mbahen në paraburgim për 30 ditë, 2 të pandehur në arrest shtëpiak, dhe 1 i pandehur është urdhëruar të lajmërohet në polici tri herë në javë, kurse i arrestuari i nëntë është mbajtur në paraburgim në Zvicër.

I akuzuari i nëntë, që është përfshirë për akuzën për krime lufte për rastin “Kleçka”, sot është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë, ka dekalruar sot agjencisë informative “Presheva Jone” z.Folco Galli, zyrtar nga Zyra e Policise dhe Drejtesise ne Bernë

“Akuzat ndaj këtyre personave kanë të bëjnë me vrasje, tortura dhe shkelje të integritetit fizik e shëndetësor të civilëve shqiptarë e serbë dhe të robërve të luftës në Kleçkë gjatë 1999. Hetimet bëhen nën mbikëqyrjen e Prokurorit të EULEX -it pranë zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës”, është thënë në një komunikatë të EULEX.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni