ZINEDIN ZIDAN : Shqiptarët janë dëshmuar se janë futbollistë të mirë në botë

EKSKLUZIVE për “Presheva Jonë”  ylli i futbollit botëror Zenedin Zidan flet për Kosovëndhe futbollin shqip

Zinedin Zidan në Gjenevë është ambasador i parë i OKB-së në fushatën kundër varfërisë, ai ka ndihmuar Shqipërinë me një million franga…”Tash pas çlirimit të Kosovës, shqiptarët kanë mundësi të kenë sportin dhe futbollin me standarde botërore…” ka deklaruar ylli i futbollit botëror Zinedin Zidan për  ajencinë informative « Presheva Jonë » .

Gjenevë /OKB, AIK- Presheva Jone

Suksesi i Katarit fut në xhepat e ish-futbollistit të famshëm francez Zinedin Zidane plot 15 milionë dollarë. Zidani ka qenë imazhi më i rëndësishëm i kandidaturës së këtij vendi arab në garën për botërorin e vitit 2022. Lajmin e bën të ditur revista amerikane “The New Republic”, sipas të cilës shifra prej 15 milionë dollarësh i ishte premtuar kampionit në rast përzgjedhjeje,ndërsa për punën e tij edhe në rast humbjeje Zizu do të merrte 3 milionë euro. Buzeqeshja e Zinedine në momentin e deklarimit të fituesit mbetet emblematike, ndërsa pezullimi i tij në botërorin e 2006 tashmë i përket një të kaluare të largët.

Ylli i futbollit botëror Zinedin Zidan në Gjenevë u shpall amabsador i Kombeve të Bashkuara i paisur edhe me pasaportë të kësaj organizate ndërkombëtare.   I lindur në Francë, me prejardhje algjeriane, prindërit e të cilit para se të lindet ai, kishin migruar në Marsej të Francës, ku ai u shkollua dhe nisi aktivitetin e tij me sportin më të dashur për të, futbollin. Shpalljen e Zidanit amabsador të OKB-së në Gjenevë e përcollën mbi 300 përfaqësues të mediave botërore e  e që pati jehonë të madhe në mbarë opinionin ndërkombëtar. Zinedin Zidane është ambasador i parë i OKB-së në fushatën kundër varfërisë. Zinedin Zidane është ambasadori i pestë me radhë i OKB-së pas legjendës së futbollit, Ronaldos, aktorit amerikan Dani Glover, lauratit të Afrikës Jugore për cmimin Nobël, Nadine –Gordimer dhe aktores japoneze Misako Kono. Përkundër konkurrencës së madhe të mediave të qëndrojnë me yllin e futbollit botëror së paku pesë minuta apo t’i marrin një autogram, mbreti i futbollit i dha një intervistë eksluzive « Presheva Jonë ». Pra, ne kishim privilegj të zhvillojmë një bisede modeste për lexuesit shqiptarë.

Presheva Jonë: Z.Zidane, pos që njiheni si mbret i futbollit, keni qenë  edhe ambasdori i OKB-së,. Cfarë do të thotë kjo për ju ?

ZENEDIN ZIDAN : Kjo për mua do të thotë shumë dhe është një tregues për asociacione tjera qofshin ato sportive apo jo, të inkuadrohen me anagzhimin e tyre në luftën tonë kundër varfërisë, sepse sa më dorë lirë dhe t’i hapim zemrat tona për të qenë humanitar karshi varfërisë dhe krizave në botë, sigurisht me pak skamje dhe vuajtje do të ketë njerëzimi në palnetin tonë, ku me milliona fëmijë e gra sot vdesin për çod ditë nga uria.

ZIDANE :  NUK DI KUSH NUK E NJEH  NË BOTË KOSOVËN ?

Presheva Jonë: Nga projektet e juaja kemi kuptuar se keni  pasur edhe aksione për ta ndihmuar popullatën shqiptare. Patët zgjedhur Shqipërinë rastësisht apo ju shtyen diç konkrete për ta ndihmuar popullin  shqiptarë ?

ZINEDIN ZIDANE: Po, për ta ndihmuar Shqipërinë sigurisht ishte një vendim i përbashkët me miqtë,  bashkëpunëtorët dhe me ekipin tim në kuadër të projkektit në « fushatën kundër varfërisë » në botë. Këtë fushatë e patëm  përgatitur së bashku me klegun tim brazilian Ronaldo i cili atë kohë qe i nagazhuar për Kosovën e unë për Shqipërinë. Ish-ylli i futbollit Ronaldo, aso kohe sulmues i Interit të Milanos  dhe i reprezentacionit të Brazilit vizoti Kosovën, rrespktivisht Gjakovën, për të ndihmuar shkollën shqip të ketij qyteti në përgjigje të fushatës së përgjithshme kundër varfërisë të udhëhequr nga programi i zhvillimit të OKB-së (PNUD) me që populli shqiptarë në Shqipëri, ky vend më i varfur në Evropë, po vazhdon të vuaj nga varfërija, kjo ishte  arsyeja jonë, e misionit për të ndihmuar arsimin shqiptarë, fëmijëve të krejt rajonit, si pjesë e Evropës. Ishte një projekt tejet seriozë për ta ndihmuar një shkollë në gjuhën shqipe.

Presheva Jonë: Zotri Zidane , Ju që jeni futbollist  i njohur, nuk do të thotë se merreni vetëm me sport dhe sigurisht njihni edhe politikën, zhvillimet në botë.  Keni dëgjuar për Kosovën dhe shqptarët ?

ZINEDIN ZIDANE : Sigurisht se po, kush është ai që nuk e njeh Kosovën sot e cila këto vitet e fundiy ishte në epiqendër të mediave botërore, ku regjimi serb ushtronte një terror të paparë kundër populaltës civile të pambrojtur në rajon. Sot, falë komunitetit ndërkombëtarë shqiptarët e Kosovës jetojnë të çliruar, të pa diskriminuar, pa dhunë, pa spastrime tnike, pa brenga..pra në liri,demokraci dhe në pavarësin e tyre..

FUTBOLLISTËT SHQIPTARË  KANË TALENT DHE TEKNIKË TË PËRSOSUR TË LOJËS

Presheva Jonë:Z.Ambasador, a mund të përshkruani përshypjet tuaja nga kontaktet e para me shqiptarët ?

ZINEDIN ZIDANE :Para ca vitesh kishim një ndeshje të përbashkët futbollistike kundër një skaudre shqiptare. Disa prej futbollistëve shqiptarë më lanë përshtypje të madhe sepse kishin sens dhe teknikë në futboll. Ky ishte kontakti im i parë me shqiptarët që të njihesha më përsëafërmi me mentalitetin dhe kulturën e tyre me të cilët kishim shumë pika të përbasahkëta. Para së gjithash, tek ta vërejta dashurinë dhe vullnetin për sport, sidomos për futboll. Karakateristike është se ushtrimet e para ata për  futboll i bënin në terrene të larmishme, duke mos e zgjedhur atë, madje edhe në rrugë, në lokalitetet të ndryshme, livadhe e gjetiu…gjë kjo krejt normale për ta përvetësuar mirë futbollin, para se të dilet në fusha e terrene të përshtatshme e profesionale cka edhe unë kam filluar këshut . Mendoj, se perspektiva e një sporti, sado që të jeshë i aftë e i shkathët, mvaret edhe nga kushtet dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i atij vendi.  Fatkeqësisht në Shqipëri, këto kushte ende mungojnë. Kjo bënë që të mos kemi një sport apo futboll të mirëfilltë, përkundër talentëve dhe shkathtësive nga të rinjtë shqiptarë si në Shqipëri po ashut edhe në Kosovë. Kjo, dëshmohet  nga vet fakti se shumë të rinjë shqiptarë, kur dalin jashta vendit të juaj, ata e deshmojnë veten si në sporte tjera  po ashut edhe në futboll, duke bërë emër jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në fusha tjera..si në atë të boksit, karatesë etj…

Presheva Jonë: Pohuat se Kosova pas një lufte të tmerrshme sot  gjendet e lirë. Janë gjasat  tani që Kosova të ketë mundësi për avansimin e futbollit dhe disiplina  tjera sprotive në  arenen nderkombetare ?

ZINEDIN ZIDAN : Natyrisht, kjo që thatë është dicka normale se njeriu në liri vepron më lirshën e kam fjalën ai më nuk është i diskriminuar apo i ndjekur nga ansjë regjim. Në shumë mjedise botërore ku nuk mungon paqja dhe liria nuk mund të gjesh ndonjë sportist profesinal apo siq themi ne me emër. Don të thotë se aty ku ka dashuri dhe vullnet ndaj sportit, padyshim ka edhe rezultate dhe suksese për një sport apo futboll të shkëlqyeshëm… Pra, mbesim me shpresë se tani  pas çlirimit të Kosovës, dhe shqiptarët  pas diktaturave komuniste si në Shqipëri e Kosovë tash e tutje do të kenë  një sport dhe futboll më të përsosur, pra futboll me standarde botërore, duke formuar ekspertët e tyre të futbollit që nesër të luajnë në stadiumet botërore me ekipe të medha, pse jo edhe për t’i bërë konkurrencë Juventusit, Machesterit,Real Madridit ..apo  ekipeve tjera të njohura botërore.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni