Ylfete Fanaj nga sot deputete dhe funksionare e parë shqiptare në Zvicër

Deputetja e posaemëruar zvicerane (nga Kosova) ka njoftuar AIK “Presheva Jonë” se se kjo është një fitore jo vetëm e imja dhe partisèe të cilës i takoj por edhe elektoratit tonë duke dëshmuar se ne shqiptarët kudo që jemi, dimë të merremi me politikë dhe jemi të integrur mirë në atë vend ku jetejmë dhe veprojmë..”

Luzern, 11 prill/ AIK-Presheva Jonë

Shqiptarët në Zvicër përveq se me sport, futboll apo boks tash së fundi po dëshmohen edhe me inkuadrimin e suksesshëm të tyre në skenën politike zvicerane. Kështu sot nga Berna zyrtare na kan njoftuar se ne kantonin e Luzernit kemi një deputete e posazgjedhur me orgjinë nga Kosova. Gjurmëve të këtij lajmi të gëzueshëm ne menjëherë e kontaktuam deputet dhe funskionaren e parë shqiptare në Zvicër zonjushën Ylfete Fanaj.

 
Shqiptaro-zvicerania Ylfete Fanaj, e lindur në Kosovë (Prizren) e cila prej kohësh merr pjesë në aktivitetet politike të Zvicrës dhe si kurorëzim i angazhimit të saj del se ajo nga sot është deputete e Partisë Socialdemokrate, në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Dhe me ket rast reja Ylfete (28vj) bëhet shqiptarja e parë e zgjedhur drejtpërsëdrejtë si përfaqësuese e qytetarëve në nivel kantoni, në Zvicër. Deri më tash ajo ka qenë deputete në Parlamentin e Qytetit të Lucernit. Ylfete Fanaj ka pas vetes një aktivitet të dendur jo vetëm në sferën e politikës por angazhimeve tjera në jetën shoqërore dhe organizat tjera joqeveritare (ONG). Ajo njëkohësisht është edhe kryetare e asociacionit [email protected], organizatë  kjo e njohur në Zvicër.

Fillimisht Ylfeten e pyetëm se si e ka pritur ket zgjedjje nga populli zvicerane ajo për Agjencinë Informative Kombëtares “Presheva Jonë” është shprehur e kenaqur duke shtuar se “kjo është një fitore jo vetem e imja por edhe a partisaë të cilës i takoj dhe njëkohëssiht elktoratit tonë dhe në favor të komuniteti të imazhit tonë shqiptarë në Zvicër duke treguar se ne dimë të merremi me politikë dhe jemi mirë të integrar mirë në atë vend ku jetejmë dhe veprojmë..”

Ndërsa për integrimin e shqiptarëve në Zvicër në vazhdim të bisedës për agjencinë tonë ajo shprehet  se “ne shqiptarët në Zvicër jemi në rrugë të mbarë të integrimeve cka falë kushteve dhe zviceranëve, miqve tanë na e kanë mundësuar një gë të tillë, për  të avacuar me inkuadrimin tonë në sferat shoqërore dhe në insitucionet vendore të Zvicrës..Megjithatë mbetet edhe shumë punë dhe angazhim , sidmos të insitucioneve tona për një integrim edhe më të mirë në vendin ku jetojmë..”

Duke folur për rolin dhe angazhimin e femrës shqiptare në politikë qoftë në Zvicër apo Kosovë depuetja e re Ylfete Fanaj nër fund për AIK “Presheva Jonë” ka përshëndetur zgjedhjen e Atifete Jahjagës në krye të shtetit të Kasovës “Me emërimin e një femre shqiptare si presidente e një shteti është një surprizë historike për popullin tonë dhe padyshim  është një sukses i tolarancës gjinore dhe demokracisë së mirfiilltë në Kosovë duke dëshmuar para botës se ndër popullin tonë kemi edhe ferma të afta si në vend, ashtu edhe jashtë..”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni