Vritet një nxënës në Prishtinë

 

Një nxënës i Gjimnazit Sami Frashëri ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një zënke që ka ndodhur rreth orës 13:00 në afërsi të kësaj shkolle në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, sipas të cilit viktima, pas plagëve të marra është dërguar në QKUK, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij ndërsa i plagosuri tjetër është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se të dyja grupet e përfshira në këtë incident kanë qenë nxënës të gjimnazit. Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet, përderisa ende nuk dihen motivet. Deri më tash ende nuk ka të arrestuar, por dyshohet se bashkë me dorasin, të përfshirë në këtë incident kanë qenë edhe disa persona të tjerë


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni