Robin van Persie nuk ka ndërmend të transferohet te Juventusi. Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike ‘Daily Mirror’ sipas së cilës, sulmuesi holandez i Arsenalit nuk e preferon kalimin në Serine A, pavarësisht dëshirës së drejtuesve të kampionëve të Italisë për blerjen e kartonit të sulmuesit 28-vjeçar.

Gjithnjë sipas ‘Daily Mirror’, Van Persie mendon se trajneri i Juventusit, Antonio Konte nuk luan me fantazinë e duhur për të shfrytëzuar në maksimum aftësitë e tij. Por jo vetëm kaq, holandezi nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se preferon të luajë në kampionatin spanjoll te Reali i Madridit ose Barcelona.

Per me teper, dy gjigantet spanjolle jane te favorizuar edhe nga fakti se janë ne gjendje t’i ofrojne Van Persie-t një kontratë me pagë 5 milionë paund në sezon, shifër kjo të cilën nuk e mendon aspak ta shpenzojë.

SHPËRNDAJE