Vajzat serbe shiten per 50 euro në baret e Luginës se Preshevës !

vajzat-nga-serbia-ofrojn-euml-trupin-e-tyre-n-euml-klubet-e-nat-euml-s-n-euml-lugin-euml-t-euml-preshev-euml-s_hdVajza nga anë të ndryshme të Serbisë ofrojnë shërbimet seksuale nëpër klubet e natës në rajonin e Bujanocit e të Preshevës.
Sipas gazetës së Beogradit “Novosti”, në këto rajone me popullatë kryesisht shqiptare, këto vajza punësohen si valltare, kameriere e këngëtare dhe zyrtarisht marrin nga 50 euro për një mbrëmje e për shërbime jo zyrtare shpesh paguhen me ndonjë unazë, telefon mobil, parfum apo dhe me ndonjë fustan firmë, transmeton Telegrafi.  “Është fshehtësi publike se nëpër klube e bare në territoret e Preshevës e të Bujanocit, pronarë të të cilëve janë shqiptarë, punojnë vajza kryesisht nga Serbia”, citon Novosti Slagjan Risticin, zyrtar policor serb për delikte gjaku e seksi, transmeton “Presheva Jonë”

Ai sqaron se “zyrtarisht” ato punojnë nëpër këto klube, e jo zyrtarisht ofrojnë shërbime seksuale. Dhe e gjithë kjo bëhet në baza vullnetare, kështu që nuk ka kallëzime penale për raste të tillë, thotë ai.

Ai ka shtuar se këto femra janë kryesisht nga Vojvodina, Beogradi, Nishi …

Pas një qëndrimi nëpër këto lokale, ato shkojnë në Maqedoni, saktësisht në Gostivar e në Tetovë dhe nëpër lokale të ngjashme që i mbajnë shqiptarët e pastaj edhe në Bosnjë e Kosovë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni