TURQI: Zbulohet bibla 1500-vjeçare në gjuhën aramaike, plot skerete e fakte tronditëse

(Is It True? A Secret Bible) Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ertogroul Gkounai, konfirmoi dhe zyrtarisht zbulimin e një bible mbi 1500-vjeçare.

Kjo bibël është shkruar në gjuhën e Krishtit, pra në gjuhën aramaike. Libri / bibla ka kopertin lëkure, ai ra në duart e policisë pas një sulmi të kësaj të fundit e cila ishte vënë në gjurmët dhe po ndiqte një rrjet kontrabandistësh të cilët kooperoni në jug të vendit. Bibla 1500 – vjeçare ndodhet në gjendje shumë t mirë.

 

Kjo bibël është shkruar në gjuhën e Krishtit, pra në gjuhën aramaike.

Libri / bibla ka kopertin lëkure, ai ra në duart e policisë pas një sulmi të kësaj të fundit e cila ishte vënë në gjurmët dhe po ndiqte një rrjet kontrabandistësh të cilët kooperoni në jug të vendit.

Bibla 1500 – vjeçare ndodhet në gjendje shumë të mirë.

Specialistët konsiderojnë se kjo bibël përbën një perlë të vërtet shumë të çmuar, ku vlera e saj fillestare në valutë çmohet të paktën 17 milionë euro, ndërsa përsa i përket vlerës shpirtërore të saj ajo konsiderohet me vlera kolosale. Bibla ndodhet në gjendje të mirë për shkak se është ruajtur me kujdes si dhe falë përbërjes së saj nga një përpunim i veçantë lëkure.

Menjëherë pas zbulimit dhe konfirmimit të origjinalitetit të saj, kjo bibël u çmua si pasuri kombëtare dhe ruhet në Muzeun Kombëtarë të Etnografisë në Turqi, i cili ndodhet në kryeqytetin e saj, Ankara.

Sipas burimeve të fundit dhe konfirmimin e tyre nga mediat turke, Vatikani ka treguar një interes të madh karshi kësaj bible.

Sipas tyre, Selia e Shenjtë tashmë i ka kërkuar qeverisë turke që të dërgojë specialistët/historianët e saj për të studiuar më në detaj këtë bibël, edhe pse ambasade e Vatikanit në Turqi e përgënjeshtroi lajmin, duke pohuar se Vatikani nuk ka dorëzuar ende ndonjë kërkesë/shkresë zyrtare ndaj shtetit turk rreth çështjes në fjalë.

Por siç edhe dihej, tashmë kanë filluar konceptimet dhe okazionet e para rreth kësaj bible që për shumë historian dhe teolog, përbën vërtet një perlë të ‘pastër’ mbi të vërtetën e historisë së fesë dhe origjinën e saj.

Të shumtë janë ata të cilët thonë se kjo Bibël, mund të jetë një kopje e “Ungjilli i Shën Varnava”.

Madje mediat turke iu referuan asaj me kryeartikuj dhe me titullin: “Ungjilli i Shën Varnava ngjallë interesin e Vatikanit”.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë ndodhemi përballë një zbulimi tronditës, pasi “Ungjilli i Shën Varnava”, që konsiderohet se është shkruar nga nxënësi i Krishtit, i cili përkatësisht i përket ciklit të ngushtë të 70 apostujve, përshkruan jetën e Jezu Krishtit dhe thuhet (nga fetë përkatëse bashkëkohore) se dorëshkrimet e tij gjenden vetëm në dy kopje dhe në dy gjuhë të ndryshme në Italisht dhe Spanjisht, të cilat datojnë të më vonshme në shekullin e 16-të.

Mbetet të theksohet se një pjesë e konsiderueshme e historianëve akademik të fesë katolike dhe asaj myslimane, e konsiderojnë këtë bibël si një pseudografi, pasi pohimet/tregimet e saj bien në kundërshtim me referimet/tregimet që përshkruajnë Etërit kishtar të Dhiatës së Re.


4 Komente

  1. Shqyptar, February 28, 2012:

    Nime e verteta dhemb, por megjithate, ajo mbetet e tille deri n’Kijamet, e ne zemrat e ne muslimanëve, Allahu Meshirues e ka çu driten e Tij (Islamin) dhe kete te vertete, ne muslimanët e dijme tash e 1435 vjet. Paqe!

  2. Nexhat, February 29, 2012:

    Nuke dime apo nuk e di ende askush se qka thuhet ne kete bibel kaq te vjeter, por nese e merre dikush i sinqerte edhe e studion me kujdes, athere ketu diqka apo gjithqka dot e del ne shesh, apo do te kuptohet e vertet.

  3. elona, February 29, 2012:

    duam ta dime te gjithe te verteten,pse na e mbani te fshehur.duhet ta dine te gjithe njerzit,nuk mund te jetojme gjith jeten mes genjeshtrave.duhet te dali e perkthyer per popullin e jo te ruhet ne muze kot!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. Veli, December 12, 2016:

    Ka ardhë momenti që dikush të pasurohët në mënyrë maramendse.Dikush do të jep para të majme vetëm për ta fshehur të vertetën.Po të del në shesh e verteta sipas kësaj bible qka do të ndodh me katolicizmin; qfar revolucioni do të bëhet karshi kësaj feje mijavjeqare.

Komentoni