Në prani të drejtorave të shkollave fillore dhe të mesme të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, sot është tërhequr shorti i Kuizit të Diturisë që do të mbahet me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës, njofton RTP.

 

Preshevë, 30 janar/AIK-Presheva Jonë

Drejtorët e shkollave gjithashtu janë informuar nga organizatorët, në këtë rast nga drejtori i Rtv Presheva dhe pronari i Rtv Spektri, rrethë organizimit të kuizit. Njëri nga implementuesit e projektit është Rtv Spektri, ndërsa Rtv Presheva bartës i projektit. Të gjitha pregaditjet organizative janë në përfundim, edhe sa I përket anës teknike ashtu edhe pyetjeve. Kuizi i Diturisë, do të mbahet në dy cikle, ciklin e parë do ta përbëjnë garuesit e shkollave të mesme, kurse atë të dytin ata të shkollave fillore. Pronari i Rtv Spektri Nexhat Behluli, thotë se Tv tij e përkrahë realizimin e projektit pasi që bartës është Rtv Presheva, kurse bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje. Çiftet garuese të Kuizit të Diturisë do të jenë këto: ShM. “Sezai Surroi 1” Bujanoc – Gjimnazi “Skenderbeu” Preshevë, Sh.M. “Sezai Surroi 2” – Sh.M.T. “Presheva”. Sh.F. “Naim Frashëri” Bujanoc – Sh.F. Ali Bektashi” Nesalcë, “Muharrem Kadriu 2” Tërrnoc – “Ibrahim Kelmendi 2” Preshevë, “Ibrahim Kelmendi 1” – “Desanka Maksimoviq” Bilaç, “Selami Hallaçi” Rahovicë – “Migjeni” Caravajkë, “Sami Frashëri” Lluçan – Zenel Hajdini” Raincë, “Ibrahim Kelmendi 3” – “Dituria” Corroticë, “9 Maji” Leran – “Abdullah Krashnica” Miratocë, dhe “Zenel Hajdini” Tupallë Medvegjë – “Muharrem Kadriu 1” Tërrnoc.

SHPËRNDAJE