Të paktën 22 persona janë vrarë – përfshirë edhe fëmijë – dhe 59 të tjerë janë plagosur, në një sulm të dyshuar terrorist, jashtë një arene në qytetin e Mançesterit.

Policia britanike ka thënë se sulmi besohet se është kryer nga një person, pas koncertit, që këngëtarja amerikane, Ariana Grande ka mbajtur në Manchester Arena.

“Në këtë fazë, ne besojmë se sulmi i mbrëmshëm është kryer nga një person”, ka thënë shefi i policisë në Mançester, Ian Hopkins.

“Sulmues, mund të konfirmojë se ka vdekur në vendngjarje. Ne besojmë se sulmuesi e ka kryer sulmin me një pajisje shpërthyese të inprovizuar, të cilin e ka detonuar”.

“Prioriteti jonë është që të kuptojmë nëse ai ka vepruar i vetëm apo është pjesë e ndonjë rrjeti”, ka thënë Hopkins.

SHPËRNDAJE