Sulmohet fizikisht publicisti Halil Matoshi

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) me shqetësim ka marrë lajmin për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe publicistit Halil Matoshi.

Matoshi është sulmuar të martën mbrëma, me thikë, nga tre persona, në Lagjen Dardania të Prishtinës.

AGPK dënon ashpër këtë akt, duke e konsideruar si sulm ndaj fjalës së lirë dhe cenim të drejtpërdrejtë të jetës dhe punës së gazetarëve.

Po ashtu, AGPK iu bën thirrje organeve të rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se fillimisht rreth orës 20 e 15, personat e involvuar, kanë pasur një mosmarrëveshje, që ka rezultuar më pas me sulmin.

Borovci ka shtuar se Policia e Kosovës ka filluar me procedurat hetimore, dhe se është në kërkim të të dyshimtëve. /telegrafi/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni