Shohim disa shkrime dhe reagime ne disa portale rreth intervistes se ministrit te Serbisë Ivica Dacic se ka dhene apo jo për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”, ne si redaksi dhe autor te intervistes mund të japim ket sqarim:

Pos perosonaliteteve te dryshme boterore nga shefi i Interpolit, shefi i OKB-së e presidentë të Zvicrës qe kane dhënë intervista për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”, intervsitë te tillë e ka dhënë edhe z.Ivica Dacici. Në fakt tri intrevista. 1. Në Malta (kongresin e Interpoli-it, 2. Në Rome dhe 3. Në Gjeneve konferencen e UNHCR-së) për cka kemi deshmi dhe foto. Vec kesaj edhe mediat, portalet serb kane huazuar keto intevistë me deklarata e citate te Dacicit dhene agjencisë sonë “Presheva jonë” (“Dačić je u intervjuu za agenciju “Preševa jon” tokom boravka u Rimu rekao da je sutrašnji sastanak u Briselu dobra stvar za region i da predstavlja doprinos poboljšanju odnosa srpskog i albanskog naroda.“)  cka me pare nuk ka pasur verejtje e as reagime të tilla as nga qeveria e as nga mediat dhe per cudi, tash reagohet pas aq kohe?! Ne fakt sipas rregullave nderkombotëre një medium pret reagime dy jave nga bashkëbiseduesi. Nëse ska pas 15 ditesh reagim nga intervistuesi dmth gjithcka eshtë OK.

Thënë shkurt Intervista e fundit me z.Dacic nuk eshte aktuale qe kemi botuar ne “Presheva Jonë”, por e më hershme që eshte botuar për shkak aktualitetit rreth (mos) ndarje se Kosovës apo këmbit te territoreve. Fundja ne kemi te drejte të ribotojme apo citojme intervistat apo deklarata te meparshme te personaliteteve, për shkak aktualitetit ashtu siq vrpojn e e botojne gjtha mediat botërore ta zeme të Titos, Enver Hoxhes, Ivo Andriq, Nane Terezes apo Georg Washingtonit. Besojme se asgjë të keqe ketu ska. Aq me teper, ku ne këtë interviste ministri serb Dacic flet per paqe dhe problemet me Kosovën t’i zgjedhin permes dialogut dhe jo me luftë.

Ne jemi te vetëdijshme se dikush po ben përpjekje te shfrytëzoj ket interviste te z.Dacic tash ne prag te zgjedhjeve, por ne asesi nuk mund ta themi se Dacic nuk ka dhene interviste për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” kur kemi deshmi, incizime dhe kamera sidomos ne kongreset e fundit te Interpol-it mbajtur ne Malta apo Rome ku ishte zhvilluar biseda me ministrin Dacic para publikut, ne sy te stafit te tij dhe te vezhguesve te Interpol-it.

Per fund, ne mund te kërkojmë falje vetem per nje gjë, qe e kemi persëritur nje inetrviste te tille me ministrin Dacici dhe e kemi ribotuar ne kët kohë, te cilet e kemi bere per shkak aktualitetit e asesi për ate pse Serbia paska zgjedhje, që disa portale “ta pamvarura” po mundohen ta shfrytëzojne, sepse për ne, më shume ka peshe dialogu dhe paqja ne rajon se sa zgjedhjet ne Serbi apo Kosovë. Nëse, ndokush ka ndonjë pakënaqësi rreth kesaj interviste, ne kishim mund te japim këtë sqarim edhe me heret, por deri tash siq e kerkojne rregullat, nje reagim te tille zytrar nuk kemi pasur ne e-mailin e redaksise sone. Edhe pse nga redaksia nuk eshte kerkuar, megjithate ne po japim ket sqarim per hiq asgje, vetem e vetëm për atë,  qe t’mos shfrytëzohet nga akush kjo inervsite per iks interesa në prag të zgjedhjeve në Serbi qe po del se dhe “ne jemi pjesë e kesaj fushate” :-))

REDAKSIA

SHPËRNDAJE