SKANDAL dhe RACIZËM: Deputeti italian: Shqipëria vend i bukur, por pa shqiptarë ?!

RACIZËM: Mario Borghezio, deputet italian në Parlamentin Evropian ka lëshuar vrer ndaj shqiptarëve. Anëtari i Ligës së Veriut gjatë një interviste me 12 maj në Radio24 në programin “La Zanzara”.
Borhezio e ka nisur deklaratën për Shqipërinë me fjalët: “Ky vend i botës së tretë që ndodhet përtej Adriatikut”.
Duke u nisur nga skandali i diplomimit të djalit të Bosit në Tiranë, ai nuk humb rastin për të sulmuar, jo Bosin por shqiptarët.
“Asnjë prej nesh nuk frekuenton Shqipërinë, që po t’i heqësh banorët është një vend i mrekullueshëm. Mbi shqiptarët secili ka mendimin e vet, unë kam një mendim timin. Ato pak herë që kam qenë në Shqipëri sipërmarrësit italianë atje më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën në kafene duke pirë nargjile. Mjafton të shkosh në Tiranë dhe e sheh që gratë punojnë rëndshëm ndërsa burrat nuk lëvizin as gishtin”.
Kjo dekoratë është fyese për 500 mijë emigrantët shqiptarë që jetojnë në itali por edhe për të gjithë qytetarët e territorit të Shqipërisë. Një eurodeputet që sulmon një vend që pretendon të marrë statusin e vendit kandidat. Në pritje që qeveria italiane dhe ambasada shqiptare në Romë të reagojë të indinjuarit mund të bashkohen në Facebook për të protestuar kundër këtyre deklaratave fyese. Borghezio e mbyll deklaratën me fjalët:
“Shqipëria nuk bën pjesë në bashkimin evropian, ndonjëri dëshiron t’i fusë, por ne jo!”.
Në rrjetin social Facebook ka nisur një fushatë kundër Borghezios, ku kërkohet largimi i tij nga Parlamenti Evropian.


7 Komente

  1. ArbenPrizreni, May 16, 2012:

    Cysh ka thone ashtu eshte, ja paska qellu si me gisht… Me fjale ne jemi te paret, por me pune dhe vepra si shtet e si kombe sbojme hiq…

  2. Teady, May 16, 2012:

    Faktikisht Borghezio, ky injorant, kjo fytyre e ndyre qe eshte nje ofeze e pa shembullt per parlamentin europian persa i takon injorances, eshte nje nga ata qe krijojne vetem skandale ne emer te pastertise se rraces padane (pretendim idiot e absurd) Te asaj rrace qe e tregoi me se miri me padronin saj pasha e te familjes se ketij pashai. Pyeteni kete fare qypi bosh me emrin Borghezio, sipas tij a e meritonte Trota te jete keshilltar regjional? A eshte e drejte qe e zonja e pashait te shkoje ne pension ne moshen 37 vjeçe? Qe gjobat e taksat e djalit tjeter te pashait te paguhen me leket e partise te marra nga populli? Qe e shoqja e pashait, pa dijenine e pashait kishte 11 shtepi…???

    Le qe as ai vete nuk meriton vendin e deputetit parlamentar, nuk e kuptoj si nuk e perzene me shqelma bytheve, e qe te ndjejne bythet e tij shqelmat, duhet ca shqelma… shqiptare.

  3. shqipetar denbabaden, May 16, 2012:

    o  djal ti  mos  fol per kosovaret po per   shqiparet.. po  meqe perkrake ate   ai  deputeti  eshte  nje kokrra moterqir  qe  do i ket qi  gocen  noj  shqipetar dhe ja  ka lon se ka  ngatarru  egjiptin  me  shqiperin  se  shqiptart nuk pin noj her argjile..

  4. Bejleri, May 16, 2012:

    shqiperia eshte e mrekullueshme pa dyshim…….per kete ka te drejte ky “plehra” ose mondizia italiane…gjithashtu akoma me e mrekullueshme do ishte shqiperia pa “plehra” shoke te rrangut te ketij plehre italiane…….

  5. Nexhmi Fero, May 16, 2012:

    ne qofte se varet vetem ngaty orracist ikeq edhe ne nuk duam te futemi ,por ju idoni shqiptaret vetem per pune ,

  6. Vogoqinca, May 16, 2012:

    Ma rrofsh leshin o Arben Prizreni, se ne jemi ma burra se Zhabart shum…

  7. N.Krasniqi, May 16, 2012:

    Mire ka thene ky Italiani,edhe pse ta kritikoj ky Bosin, Bosi ka marr diplome falso, po tek e fundit Bosi esht vetem nje Kriminel, po ku mbeten Univerzitetet tona qe te gjithe leshojn diploma false, a nuk eshte kjo Tragjike, ta pyes se cili veteveten, si do te ndihesh ti si prind kur e dergon femijen tend ne shkolle e kur e din se mesuesi ose Profesori e ka zen ate vend pa kurrfare merite. Dmth i diplomum fals, edhe sa i perket thenjes se burrat nuk punojn eshte e vertet, ju kujtohet ajo vjersha Shqipe, Burrat nen hije lozin kuvendojne, pika qe su bie, se nga grajt rrnojne,

Komentoni