Shqiptarët rezerva për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, i cili fillimisht ishte planifikuar për në prill, por u prolongua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ndasive mbi baza etnike në Komisionin Shtetëror të Regjistrimit, do të realizohet prej 1 deri më 15 tetor.

Shqiptarët akoma shfaqin dyshimet dhe nuk besojnë se do të realizohet një regjistrim real dhe objektiv. Mollë sherri është pakënaqësia e shqiptarëve, por dhe e komuniteteve të tjera jo maqedonase lidhur me përbërjen etnike të regjistruesve të këtij operacioni të politizuar statistikor.

Si rezultat i kësaj, anëtarë të Komisionit nga radhët e shqiptarëve dhe të turqve, përfshirë këtu dhe nënkryetarin e KSHR-së, profesor Abdulmenaf Bexhetin, në mars të këtij viti braktisën punën e Komisionit, kurse në konkursin për regjistrues u paraqitën rreth 600 shqiptarë, prej gjithsej 16.500 personave.

Kryetarja e Komisionit, Vesna Janevska të shtunën deklaroi se, teknikisht janë të përgatitur për regjistrimin, që do të thotë se janë shtypur të gjitha materialet e nevojshme si dhe planet për prezantimin media, por se ka mbetur vetëm të arrihet një marrëveshje për strukturën e regjistruesve, raporton INA.

“Planifikojmë të vazhdojmë me përgatitjet për mbajtjen e regjistrimit menjëherë pas formimit të Qeverisë. Pasi kishin disa mosmarrëveshje me disa anëtar të caktuar të Komisionit ne formuar një trup punues prej 5 anëtarëve, të cilët janë dakorduar për principin e punës”, deklaroi Janevska.

Në këtë grup 5 anëtarësh, koordinator i të cilit është Lubomir Atanasovski, marrin pjesë edhe përfaqësues të etnitetit shqiptar- Jakub Fetai dhe nga etniteti turk, Sali Murati.

Ajo paralajmëroi se menjëherë pasi do të votohet Qeveria, do të caktojë një mbledhje të Komisionit Shtetëror për Regjistrim në të cilët pret që edhe anëtarët shqiptar të cilën në mars e braktisë punën, të marrin pjesë në mbledhje për ti tejkaluar keqkuptime, me të cilën përfundimisht do të de-bllokohej puna.

Në të njëjtën kohë edhe do të hapet konkurs për regjistrues, për të rritur numrin e regjistruesve shqiptar.

Analistë të ndryshëm politik theksojnë se qëllimi i palës maqedonase dhe Komisionit Shtetëror të Regjistrimit është që, shqiptarët të paraqiten me numër më të vogël se sa janë aktualisht në Maqedoni.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni