SHQIPTARËT E LUGINËS NUK JA VARIN VOTIMEVE PËR PRESIDENT TË SERBISË

Burimet e agjencisë “Presheva jonë” mësojnë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për tu mbajtur zgjedhjet presidenciale,të cilat edhe kësaj radhe nuk kanë zgjuar kurrfarë interesimi te popullata shqiptare e tri komunave etnike të Luginës së Preshevës.  

  

AVNI JUSUFI

Preshevë,19 maj

Nesër edhe në Luginë të Preshevës organizohen zgjedhjet presidenciale për kryetar të Serbisë dhe në një vend votim nga 38 sa janë,mbahen zgjedhjet lokale për parlamentin komunal që janë anuluar para dy jave. Burimet e agjencisë “Presheva jonë” mësojnë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për tu mbajtur zgjedhjet presidenciale,të cilat edhe kësaj radhe nuk kanë zgjuar kurrfarë interesimi te popullata shqiptare e tri komunave etnike të Luginës së Preshevës. Me gjithë atë,agjencia jonë kupton se janë përgatitur të gjitha mjetet çka do të mundësonin mbajtjen e këtyre zgjedhjeve ,duke filluar nga formimi i komisioneve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit. Përkitazi me këto zgjedhje, asnjëra nga subjektet politike shqiptare nuk është deklaruar apo nuk kanë ftuar simpatizantët e tyre për pjesëmarrje apo jo në to,madje asnjëri nga kandidatët e mundshëm të balotazhit nuk ia ka kërkuar votën e rreth 6000 mijë votuesve të këtyre komunave shqiptare. Po ashtu merret vesh se të gjitha vendvotimet ,pavarësisht se a do të dalin shqiptarët në këto zgjedhje do të hapen në orën  7 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë deri ora 8 e mbrëmjes./PrJ


1 Komente

  1. Minxha, May 19, 2012:

    Unifikimi i lidershipit të kosovës Lindore është shembull edhe për hapsirat tjera shqiptare. Mos dalja në vendvotime i lidershipit dhe popullatës është niveli i lartë i vehtëdijës kombëtare.

Komentoni