Serbia ua shkel të drejtat shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe i shtyp ata

Jo Negociata – VETËVENDOSJE!

Sot, më 12 mars, Lëvizja VETËVENDOSJE! filloi fushatën e saj për vetëdijësimin e qytetarëve të Kosovës për dëmin që po i shkaktohet vendit me fillimin e negociatave të reja me Serbinë. Në kuadër të kësaj fushate, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpërndanë fletushka në qendër të qytetit në Prishtinë, në të cilat rradhiteshin arsyet se pse nuk duhet negociuar me Serbinë:

  • Negociatat e integrojnë Serbinë në BE

  • Negociatat e krijojnë republikën serbe përbrenda Kosovës

  • Negociatat e bëjnë Kosovën të kontrolluar nga Serbia

  • Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës

  • Serbia nuk po e ndryshon kushtetutën e saj ku shkruan se Kosova është pjesë e Serbisë

  • Serbia nuk i ka kërkuar falje Kosovës për krimet ndaj shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit XX

  • Serbia nuk na i ka dorëzuar kriminelë serbë të luftës

  • Serbia nuk na i ka kthyer trupat e rreth 1800 të pagjeturve dhe nuk jep informacione për ta

  • Serbia nuk na i ka paguar dëmet e luftës dhe të okupimit

  • Serbia ua shkel të drejtat shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe i shtyp ata

  • Serbia vazhdon t’i financojë strukturat e saj ilegale në Kosovë

  • Serbia nuk na e ka kthyer fondin pensional, depozitat bankare të qytetarëve të Kosovës dhe librat kadastralë

  • Në Serbi janë dhjetëra mijëra kriminelë serbë të luftërave të viteve 90, që shetisin të lire dhe të pacenuar nga prokuroria e shtetit.

Ky aktivitet u mirëprit nga qytetarët e Prishtinës. Aktivitete të ngjashme do të organizohen edhe nëpër qendra të tjera në Kosovë, përgjatë tërë fushatës.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Sekretariati për Media dhe Komunikim


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni